• |
ide | kryesore

Teatri, Lubonja ka disa pyetje për ambasadorin e BE-së

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja e shikon si një test për mënyrën si bën politikë kryeministri Edi Rama çështjen e Teatrit Kombëtar. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se po shkatërrohet trashëgimia kulturore për të ngritur kulla. Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ambasadorit të BE Luigi Soreca.

“Teatri dhe mënyra e veprimit me Teatrin nga ana e qeverisë duhet parë edhe më gjerë si një test për mënyrat e qeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Lexova sot dhe një prononcim të Sorecës që e reduktonte çështjen në thjesht procedura tenderësh dhe thoshte është politizuar shumë. Unë mendoj që pikërisht politizimi është i rëndësishëm. Çdo gjë është politikë dhe ne bëjmë politikë. Edhe ata aktorë që rezistojnë bëjnë politikë dhe ata të tjerët, dhe opozita dhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se për çfarë politikash bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika.

Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një dritë shumë të errët. Do doja t’i jepja një përgjigje Sorecës, padyshim është politikë por ju për çfarë jeni aty në qoftë se jeni? Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu në krye të Kryeministrisë bëri një ligj të posaçëm dhe nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet ‘ad personam’ në përgjithësi. A nuk vërejnë këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji dhe këshilli bashkiak? A është një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave?
Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara? Teatri është një test…nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, shkatërrohet trashëgimia jonë kulturore për të ngritur disa kulla. Këta nuk i shikojnë dhe thonë se kjo u bë lufta Basha-Rama. Duhet të shikojnë se tek e fundit janë këta që thonë i ka plotësuar ose jo standardet Shqipëria. Këtu ka një problem ose janë të korruptuar, ose të paditur, të painformuar dhe e treta le të mos merren me punët e shqiptarëve”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi se kjo nuk është çështje artistësh dhe se vlera e një qyteti është tek shtresëzimi historik i tij.
Për Lubonjën, amortizimi i Teatrit është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar
“Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për 10. E kanë lënë të parestauruar. Amortizimi është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. Shiko si e ka bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale.
Supozojmë që duhet shkatërruar po ato 6 kulla nga mbrapa për çfarë duhen? Trashëgimia nuk vlerësohet pikërisht nga e gjithë kjo propagandë mashtruese”, deklaroi Lubonja.



5 Comments

  1. Ore pse jeni kaq pisa sdo gjeni vrime te futeni ju pidh qirat qe qysh nga mengjesi ne darke ngelet duke i bere fresk pisllikut por mos haroni po vjen ora e liris jo per lulin e monen po per ne popullin e thjeshte( se dhe ata kan boll gjynahe) Ne kemi nevoj per mendimtare o derr ( do me falesh per fjalorin por me detyrove ) ke koh per te reflektuar

  2. Ekzakt! Kjo eshte nje ceshtje politike dhe prove zjarri per Bashen. Mos prit ta kuptoje nje polic si Soreca. Kush nuk e ndan dot se cfare eshte politike dhe cfare jo, eshte i destinuar te deshtoje, sic ndodhi me studentet. Rama po ben cdo perpjekje per ta c’politizuar duke perdorur edhe artiste te vdekur, qe nuk kishin nga ta dinin qe teatri i ri do te perdorej per pastrim parash.

  3. o Tosi,
    per cfare trashegimie te monumenteve te kultures popullit shqiptar flet ti!?
    Je krye keput nje sharlatan!
    Theatri nu ka te beje ne asnje element te tij me trashegimine e kultures shqiptare.
    E para, perben arkitekturen futuriste qe s’ka asnje lidhje me shqiperine.
    E dyta, eshte ndertuar nga okupatori fashisht.
    E treta asnjehere nuk ka qene ne listen e monumenteve te kultures qe mbrohet dhe restaurohet nga Instituti i Monumenteve te Kultures.
    E katra, nuk ka vlera te spikatura arkitektonike me perjashtim te asaj nostalgjike qe Budina ka pjerdhur disa vite
    karjere bashke me Jetmir Shehun dhe Vasjan Lamen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *