Plani i demokratëve për të mos lëshuar zyrat e Bashkive që drejtohen prej përfaqësuesve të tyre, në shenjë mospranimi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, deri tani nuk është përmbushur.
Pas njësisë vendore të Devollit, ku u konstitua Këshilli Bashkiak dhe kryebashkiaku i ri, Eduard Duro dëpërtoi forcërisht në ambientet e Bashkisë, përplasja u zhvendos në një bastion të demokratëve, siç është qyteti i Kavajës, ku kryebashkiaku në detyrë, Isa Sakja, është shprehur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.
Sakja ka deklaruar se “sot është një ditë e zakonshme pune” dhe se do të vijojë të qendrojë në zyrë, duke u vënë në shërbim të qytetarëve. Vendosmërinë e tij për të vazhduar detyrën në cilësinë e kryebashkiakut, Sakja e argumenton me numrin e ulët të pjesëmarrësve në lokalet e 30 qershorit, ku vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës u janë drejtuar kutive të votimit.
Gjatë ditës së sotme është shënuar tensione në sheshin para Bashkisë së Kavajës, ku protestuesit, përkrahës të Partisë Demokratike, kanë ndaluar kreybashkiakun e ri, Redjan Krali dhe prefekten e Tiranës Suzana Jahollari, që të hynin në ambientet e institucionit vendor. Pas këtij incidenti, Jahollari, Krali dhe të tjerë përfaqësues të PS-së janë detyruar të tërhiqen në prefekturë.
Mirëpo, pak ditë para 30 qershorit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, lëshoi një udhëzim për Prokuroritë e rretheve, ku kërkonte dhënien përparësi hetimeve për veprat penale që lidhen me zgjedhjet, ditën e zhvillimit të tyre si edhe në vijim.
Prokuroritë në rrethe janë duke monitoruar situatën në qytetet ku është duke u tentuar bllokimi i konstituimit të këshillave bashkiakë dhe moslejimi marrjes së detyrës nga kryebashkiatët e rinj. Ndërsa, ata ish-kryebashkiakë, të cilët refuzojnë të lirojnë zyrat pritet të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.
Ky nen parashikon se: Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës, që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit.
CFAR KONCIDENCE MARKU,LLESHI,NDRECA,PRELA,RROKU,FRROKU,DOSHI,NDREU,STERKAJ, DHE ULSI MANJA,,,, E ME RADHE E ME RADHE ESHTE E HABITESHME KETA MBROJNE TE CMENDURIN RAMA
Cka spritet nga specialistja. e 69 stes turp turp turp
Sikur as nje shqiptar i vetem po as edhe nje te mos kishte dale per te votuar gjerat do ishin ndryshe. Dhe kjo ne vazhdimesi……
Marku do perfundosh si Dako edhe ti.
Sa i shkon dranes fustani mavi.