• |
ide | kryesore

Rama ndryshon mendje: pranë rinovimit me Kukësin

Sport



Pasi kanë prezantuar teknikun e ri, Shpëtim Duro, tek Kukësi është kohë rinovimesh. Blutë kërkojnë të ndërtojnë një skuadër edhe në bazë të nevojave dhe sugjerimeve të teknikut e për disa lojtarë në fakt nuk ka nevojë për shumë kohë për tu menduar. Valdet Rama është nyja të cilën blutë shpresojnë ta zgjidhin sa më shpejt. Lojtari është në përfundim të kontratës së nënshkruar në janarin, por do të ulet në tryezën e bisedimeve të mërkurën, për të diskutuar një marrëveshje të re. Sidomos në fundin e sezonit të kaluar, Rama u bë një pedinë shumë e rëndësishme për verilindorët dhe duket se impresioni është që paltë të vazhdojnë bashkëpunimin.

E njëjta situatë është edhe për Ylli Shametin. Kapiteni nuk kaloi një sezon të mirë, i kondicionuar nga dëmtimet e shpeshta, por Duro e ka të qartë se një lideri si ai në mbrojtje është i domosdoshëm për skuadrën. Gjirokastriti do të ulet të bisedojë me drejtuesit e klubit që kanë ndërmend ti ofrojnë rinovimin qendërmbrojtësit.

Është ende nën kontratë me Kukësin, por ka marrë edhe “OK” e teknikut Besar Musolli. Pasi kaloi praktikisht një vit i dëmtuar, është kthyer në fushë si titullar në finale e Kupës apo edhe dy përfaqësimet kundër Debrecen, duke dhënë shenjat se nuk e ka humbur cilësinë e liderit dhe kualitetin në mesin e fushës. Kjo e ka bërë Kukësin ti japë besim mesfushorit, ndërsa cështja që po shihet me kujdes është situate e Frashërit. Portieri ka bërë performance jo të mira në Europë dhe drejtori Nexhipi është në pritje të zhvillimeve, përpara se të mbyllë bisedimet me një njohje të vjetër si Kolici, megjithatë në skenë në orët e fundit ka dalë edhe Isli Hidi, që ka mbyllur aventurën në Durrës me Teutën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *