• |
ide | kryesore

“Pushtetarët e korruptuar në pranga”, Basha i prerë: Nuk ka pazare me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur nga takimi me strukturat e demokratëve në Korçë, vendosmërinë për zgjidhjen e krizës politike në sajë të zgjedhjeve të parakohshme, duke përjashtuar mundësinë e “pazareve” me kryeministrin Edi Rama.

Bash ka theksuar se kushtet e panegociueshme të aksionit opozitar janë largimi i Ramës,  krijimi i një qeverie tranzitore, përballja me drejtësinë e vjedhësve të votive dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me ato vendore, sipas dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha Basha, i cili kujtoi shkeljet kryesore të konstatuara  nga raporti i OSBE-ODIHR, që sipas tij e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

  • Procesi i votimit pa dekret
  • Mohimi i të drejtës së opozitës për të patur përfaqësuesit në proces
  • Votimi me 1 kandidat,
  • Regjistrimi i patericave të pushtetit në mënyrë të paligjshme

Duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë tek Rama, si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- u shpreh lideri i opozitës.



6 Comments

  1. Na e ka care bythen edhe ky Basha me te njejtet fjale eshte bere bajat,edhe nje femije 7 vjecar nuk i thote keto gjera sikur ky eshte ai qe do i fute njerzit ne burg nuk sheh se cfare sistemi eshte duke u ndertuar nga SHBA dhe Europa ky akoma me kohen e Baba Qemos.Por habitem me ca qe akoma i shkojne pas dhe i besojne .

  2. Debil i padobishem. Verr verr po me i vrime i bi fyllit. Ku e gjeti Sala ket prezervativ te shpume Hollande

  3. Hahaha ju lutem me informoni mos ndoshta ne keto kohet e felloqta boll qe po jetojme fatkeqsisht ne shqipri kryetarkat e partive tani jane edhe prokurore edhe gjyqtare. Apo nuk e kane kuptuar ende qe te vetmit psikopeter ketu jane keta megjith media e analiste qe meren me ta e me gjithe soj e sorollop qe ende i ndjekin keta dhe i genjen mendja se prej tyre i vjen ndonje gje e mire?! OZot sa qesharak sa te mjere.

  4. Po pse kush i ka kerkuar pazare ne kuriz te drejtesise ketij karit ?
    ( apo me kete gje po i kerkon me te vertete Rames , hajde ulemi se na doli nga duart drejtesia )

    Ky duket sikur flet percart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *