• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra prokurori i dosjes “Tahiri”, Gentian Osmani

Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Osmani, duke i dhënë fund kështu karrierës së tij në sistemin e drejtësisë.

Osmani e kaloi procesin e Vetting-ut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), por vendimi u ankimua në KPA nga Komisioneri Publik me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Trupi gjykues në KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, gjyqtare, dhe i përbërë nga anëtarët: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, të cilët vendosën ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin nga detyra të Osmanit, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Në arsyetimin e vendimit, KPA-ja deklaroi se 99% e gjetjeve të ONM-së në lidhje me pasurinë e Osmanit kanë qënë të pabazuara, por mungesa e justifikimit të shpenzimeve dhe të kursimeve për harkun dyvjeçar 2011-2013, patën rol përcaktues në urdhërimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Osmani ka qenë edhe pjesë e garës për Strukturën e Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK), nga e cila do të skualifikohet automatikisht. Me shkarkimin e tij, KLP mbetet sërish me 10 anëtarë, dhe pritet të hapet edhe njëherë gara për vendin vakant të 11-të.

Prokurori ka qenë shenjestër e sulmeve të opozitës lidhur me hetimin e tij mbi çështjen e njohur si “Babalja”, për të cilën janë burgosur dhe zvarritur proceset gjyqësore të denoncuesve të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt.

 



1 Comment

  1. Jo 99 por 80%. Nga 5 arsye ankimi vetem njera u vleresua e vlefshme. Pse e ekzagjeroni ju te lapsit?
    Ky ishte nje nga bythelepiresit e Fredi Alizotit.
    Tani radhen e ka Donika. Me kriteret qe po vleresohen keta, nga PS as Musa Ulqini nuk e kalon vettingun. Aspak i cuditshem refuzimi ndaj nismes se Bashes per vetting ne politike. Duhet bere urgjentisht, se do shpetonim nga plehrat. Pastaj le te merrej SPAKU, por atehere do ishin njerez pa pushtet dhe imunitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *