• |
ide | kryesore

Ndotja e Mesdheut, evropianët konsumojnë çdo javë 5 gramë plastikë përmes peshqve

Lajme



Mijëra qese plastike janë nxjerrë këtë muaj nga një ekip zhytësish dhe ambientalistësh prej detit Egje. “Ishte diçka shumë e frikshme, ajo që pashë më shokoi dhe mendoj se të njëjtin efekt do të bëjë tek kushdo tjetër.”- ka thënë një vullnetare për mediat greke.

Gjatë stinës së verës, sasia e mbetjeve plastike rritet me 40 %  dhe pjesa më e madhe e saj përfundon në det. Rreth 87  % e mbetjeve përfundon në natyrë, duke rritur sasinë e ndotjes.

Mesdheu renditet mes deteve me nivelin më të lartë të ndotjes plastike në botë. Ai pëfaqëson vetëm 1 % të ujit të globit dhe njëkohësisht 7 % të mikroplastikës në rang botëror.

Europa është prodhuesja e dytë më e madhe e plastikës në botë, pas Kinës. Çdo vit, prodhohet 27 milionë tonë plastikë, nga e cila 90 % nuk është e riciklueshme. Mes 70 deri në 130 mijë tonëve mikroplastikë dhe rreth 150 deri në 500 mijë tonë makroplastikë, përfundojnë në Mesdhe dhe në detet e tjera të Evropës.

Çdo vit, mbetjet përfundojnë tek peshqit, që më pas konsumohen nga njerëzit. Kjo do të thotë se çdo javë, evropianët konsumojnë sasinë ekuivalente të plastikës së një karte banke, ose pesë gramë plastikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *