• |
ide | kryesore

Klasifikimi i cilësisë së jetës/Tirana më e ndotura në Evropë

Kryesore, Lajme



Tirana ka vijuar të përkeqësojë renditjen si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë edhe gjatë këtij viti, sipas, Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës, ndërsa është ndër të fundit në botë.

Në krahasim me mesin e një viti më parë, cilësia e jetesës është përkeqësuar. Në renditjen aktuale, Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete, ndërsa një vit më parë, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215.

Kryeqyteti shqiptar është futur për herë të parë në renditje në mesin e vitit 2020, ku sërish u rendit e fundit në Europë, në vendin e 218, por që nga ajo kohë renditja po vjen vetëm në përkeqësim.

Indeksi i Cilësisë së Jetesës nga Numbeo është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë indeksin e fuqisë blerëse, të ndotjes, të kostos së jetesës, të sigurisë, të kujdesit shëndetësor, të kohës së qëndrimit në trafik, të klimës si dhe raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave.

Kryeqyteti shqiptar penalizohet nga çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat, ndotjen, kujdesin shëndetësor, ndërsa është pak më mirë në indeksin e klimës.

Tirana renditet e 44-a më e shtrenjtë nga 254 qytete e kryeqytete në raportin e çmimeve të pasurive të paluajtshme ndaj të ardhurave. Të blesh një apartament në kryeqytet është njësoj e shtrenjtë në raport me të ardhurat, si ta blesh atë në Londër, Milano, Romë, apo Munih.

Për indeksin e ndotjes, kryeqyteti shqiptar është në vendin e 242, më i ndoturi në Europë dhe ndër të fundit në qytetet në këtë renditje.

Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik, por gjithsesi është më mirë se kryeqytete të tilla si Londra apo Parisi.

Por, në indeksin e fuqisë blerëse (që mat fuqinë blerëse në raport me mesataren e Nju Jorkut), kryeqyteti shqiptar është ndër të fundit, në vendin e 231.

Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë dhe duke u renditur ndër 9 qytetet me kujdesin më të keq shëndetësor që janë të përfshira në këtë renditje.

Në indeksin e klimës, ku kryeqyteti renditet në vendin e 85, me një klimë relativisht të përshtatshme.

Në indeksin e sigurisë, Shqipëria renditet e 131, më mirë se rajoni (Shkupi, Podgorica), apo se Barcelona, Torino, Roma.

Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, më mirë në cilësinë e të jetuarit renditet Sarajeva (179) e Bosnjë Hercegovinës, Beogradi i Serbisë (208), Shkupii Maqedonisë së Veriut (219).Mungojnë të dhënat për Pritshtinën dhe Podgoricën.

Qytetet me cilësinë më të mirë të jetesës në botë janë dhe Canberra dhe Adelaide në Australi dhe më të këqijat Lagos në Nigeri dhe Manila në Filipine.

Monitor



14 Comments

    1. O injorant po ti nje cop mishi je ku e keni gjet kete gje qe na thoni o sufllaçe o njeri pa tru po ka me plera se ju zgaret e sali non grades po kush shkokn mbas sali non grades ju injorantet

  1. Pse nuk thoni qe muti eshte bere mullar e ne nuk dime gje? Po molusku i bashkise ngeli duke u mburr saqe me vjen keq per londinezet , romanet, pariziente , njujorkezet . Vetem propagande , vetem varferi , vetem grabitje .
    Rrofshin kurvat e sektit mavi

    1. Ku eshte problemi ketu,shume mire jeni,jetoni ne mut.E rendesishme eshte te keni ne balle Lali Erin dhe Ramsin.

  2. Patronazhistet sot jane te denuar;s’ka sufllaqe,do i çoje i gjati ine,ne fast food te shohin si hane te tjeret,dhe ti nuhasin.
    😜

  3. Pasi dështuan të tmerronin NATO-n se qeveria shqiptare do t’i vidhte paratë nëse benin bazë në Porto Romano, tani i janë qepur një investitori të njohur nga bota arabe. Shtatë variante ka thënë brenda një viti dyshja që e nxori vendin në shitje për një euro, për ta blerë po ata. Një herë hapën shampanjë për lajmin që shpikën vetë se Mohamed Alabbar u tërhoq nga projekti

    1. Kari, po diskutojme per ajrin e ndotur qe ne tirane eshte burimi i semundjeve vdekjeprurese.. Di gje ti, apo ke ngel ke Zeri i Popullit

  4. Si korrupsioni, ashtu edhe pjesëmarrja në krimin e organizuar, për të cilat Sali Berisha është i ndëshkuar nga qeveria e SHBA dhe Britanisë së Madhe, janë vepra që kanë dënime dyshifrore nga Kodin Penal i Republikës. E krahasim me kundravajtjet administrative, për të cilët Llalla largoi deputetë, janë shumë më të rënda.

    Por, kjo kërkesë e mazhorancës konsiderohet si “sulm ndaj lirisë” dhe “pa prova” ndërkohë që në vitin 2014, nuk se u kërkuan prova për të larguar të tjerët, pavarësisht rastit aktual. Një vit e ca muaj më parë, përpara se SHBA të shpallë Non Grata Sali Berishën, PD zyrtarisht kërkoi që të ndalonte Tom Doshin të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit me logjikën se është shpallur Non Grata. Sot, thonë SHBA nuk ka prova për Berishën.
    Kari te hyfte ne bythe,ajrin ne tirone o shpellkar e ndotin spiunet e agjentet salih metaj qe sherbejne udb e rusve

  5. Bravo,kaq i perpikte,brenda minutit,e ke shperndare copy-paste gjithandej,fiks ne 22:33,
    Po çe do se nuk i intereson kujt,te iku gjith ky zell per lesh.
    Mbete duke duke pjerdh,akoma nuk u lirove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *