• |
ide | kryesore

The Travel: Shqipëria mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske

Lajme, Të fundit



Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave.

Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”.

Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.
Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive.

Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut, duke i bërë këto lokacione, shpëtimin perfekt nga turmat e vizitorëve.

Pra, pse të mos merrni parasysh këto destinacione mesdhetare më pak të mbipopulluara me turistë?

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!

Ksamili

Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.

Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati simpatik i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut.

Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.
Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacënuara?
Ksamili një perlë e fshehur ndodhet në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme pa kompromentuar thelbin befasues të Mesdheut./ATA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *