• |
ide | kryesore

“Mushkonjat e drogës”, Berisha nxjerr tjetër video: Shikoni narkoflotën ajrore të Edvin Mafisë

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka postuar një tjetër video denoncuese në llogarinë e tij në “Facebook”, ku duket një avion që fluturon mbi qytetin e Kukësit, për të kontrolluar sipas tij plantacionet e lëndës narkotike të llojit kanabis.

Referuar denoncimit të “qytetarit digjital”, Berisha shkruan se “Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes”, teksa poston bashkëngjitur tekstit përshkrues videon e mëposhtme.

Postimi i Berishës 

Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes. Prodhimi i mallit shume i mire..Urdheri i Edvin Mafise te korret dhe eksportohet sa me shpejte!

Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

 

Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes. Prodhimi i mallit shume i mire..Urdheri i Edvin Mafise te korret dhe eksportohet sa me shpejte! Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Publiée par Sali Berisha sur Vendredi 2 août 2019

 

Ndërsa, ditën e djeshme, ashtu sikurse edhe në prill të vitit 2014, në gjashtëmujorin e dytë të legjislaturës së parë të qeverisë “Rama”, Berisha ndau me ndjekësit një video të “rikthimit të mushkonjave”, ku shfaqeshin disa avionë të vegjël në fluturim mbi Kavajë, që sipas tij përdoren për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se asokohe akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike në opozitë për këtë veprimtari që më pas rezultoi të kishte qenë e njimendtë, kyeministri Edi Rama, si edhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, presidenti aktual Ilir Meta, iu përgjigjën duke ironizuar se “janë avionë për mushkonjat e Divjakës”.

 

 

3 Comments

  1. Perfundimisht ti ke pjerth o Berish,je bere me haluçinacione,perreth teje shikon vetem horror,gjak,vjedhje,vrasje,droge etj.etj. dhe nuk ke faj se ke shume gjynahe per te lare,keshtuqe deri sa te jesh gjalle do jesh i rrethuar nga makthe dhe efialte te paimagjinushme…

  2. Sali Berisha ka nje thenie te arte; “C’faj kam une se populli beson ato qe une them!”
    Kjo deklarate vlen per ata qe kane dy pare ment, ndersa idiotet kane besuar dhe do te besojne ne mashtrimet e tij.

  3. Dy komentuesit e me siperm,cfare kerkojne prej Berishes,qe tu a sjelle avionet ne shtepine e tyre (apo ne zyrat qe keta te dy kane tek Pallati i Kongreseve?),dhe te shikojne ngarkesat e tyre?Qe jeni sherbetore te felliqur e pa dinjitet ,kete e keni deshmuar vete,ne cdo koment qe beni,por kaq palaco te jeni sa te shkruani te tilla budallelliqe???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu