• |
ide | kryesore

FOTO/ Dy standartet e Ramës me Tahirin dhe Dakon, komenti i tij qesharak për vendimin e DSH

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka kaluar në një heshtje të pazakontë lajmin e bujshëm të kësaj jave për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, së bashku me familjen e tij. Në dallim nga disa vjet më parë, kur në situatë të ngjashme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u përjashtua nga Partia Socialiste si një “dru i shtrembër”, pas daljes së përgjimeve që hapën hetimin për trafik droge të organizuar me vëllezërit Habilaj, kësaj radhe kreu i qeverisë, ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment dhe si zakonisht, t’u shmanget përgjegjësive me pehlivanllëqe.

Rama duket të jetë i vetmi që nuk ka lexuar asnjë prej deklaratave të bëra nga Zv/ndihmës Sekretari amerikan e i Shtetit, Matthew Palmer, i cili thoshte për VOA se Dakos i ishte ndaluar hyrja në SHBA për akte të rënda korruptive. Përveçse nuk ka bërë asnjë koment publik, kryesocialisti ka vendosur që ta marrë me të qeshur. Kështu, paraditen e sotme në rrjetet sociale, teksa një ndjekës ia ka sjellë në vëmendje këtë çështje në një koment në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Rama, pasi ka bërë një “detektim” të rastit, ka bërë komentin qesharak të mëposhtëm.

“Per lasgushin e morem vesh qe do fluturoje, po per vangjushin ke ndonje koment qe nuk fluturon dot”, e pyet ai, por duket se kjo e ka irrituar kryeministrin.

“Jo kam nje koment per ty si interist qe perderisa moret nje juventin t’ju nxjerre nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urte e thoni Grazie Juve per cdo fitore”, i është përgjigjur Rama.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *