• |
ide | kryesore

Basha: Rama kishte pasuri 200 milionë € që 6 vjet më parë, imagjinoni tani

Lajme, Të fundit

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se aksioni i fundit kundër informalitetit është “dhunë e gjobave ndaj bizneseve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare”. Në një takim me strukturat e PD në Belsh, Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme” – tha Basha

Kreu i opozitës tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të qytetarëve, por për të thelluar hajdutërinë, grabitjen dhe babëzinë e Edi Ramës, që janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij.

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazme, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e keshilltarit kroat te Edi Rames dhe paratë do të ndahen me familjarët e kryeministrit”– u shpreh Basha.

Duke iu referuar edhe ligjeve dhe vendimeve speciale për grabitjen e Teatrit dhe të Kopshtit Botanik për të ndërtuar kulla, Basha u shpreh se politika e vetme e hajdutit psiqik në krye të qeverisë është grabitja për pasurimin e pandalshëm.

“Në qoftë se para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndjen që po afron ora e fundit” – tha Basha.

Kreu i demokratëve përmendi gjetjet e KLSH-së, sipas të cilit qeveria Rama, vetëm vitin e kaluar ka shpërdoruar, abuzuar dhe grabitur 1. 4 mld euro, para të mbledhura nga taksat e qytetarëve,

“Grabitja, vjedhja dhe hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse Shqipëria është sot papunë, është arsyeja se përse gjendja ekonomike është sot më e keqja në dy dekada”– theksoi kreu i opozitës.

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes për ndryshim që 85 % e shqiptarëve bënë më 30 Qershor.

“Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lora e të ndershme. Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë” – tha Basha.

14 Comments

  1. Ky ndodhet me pushime ne hollande me hollandezen kete con kronika neper tv montuara ne shqup dhe flet brockulla,tani mbaj rradhen te rruga,militantet te presin kur PD te behet e vlefshme per konkurim ne votimet e ardheshme,pusho lulu se je bere si Ver Llapa

  2. Kanceri dhe zgjebja ju hengert te gjith ju politikaneve qe e keni grabitur kete popull. Eshte fjala dhe per ty o Lul qe na hiqesh si i virgjer

  3. Rama nuk e njeh konceptin e oreve te fundit, sic e kupton ti. Ka 20 vjet qe e shfrytezon cdo ore si te jete e fundit, edhe pse e di qe nuk eshte. Pertej litarit “metaforik”, oret e fundit te Rames, jane vetem metafore. Rama eshte i shquar, sepse kudo ku ka shkuar, i ka shumefishuar nivelet e abuzimit te paraardhesve, pa vuajtur asnje pasoje. Me kete lidership opozitar, Rama mund te jete i vetmi, qe nuk do te vuaje asnje pasoje nga vdekja e demokracise qe po ndodh. Perkundrazi!

  4. Perfundimisht ky ka shkuar per lesh.
    Ta ka thene shueme mire Patozi ‘ o fol e mba – o dhit e ha’ …
    O debil po si i leshon keto deklarata si lopa bajgen ?
    Po te te therresin neser ne Prokurori dhe te marrin ne pyetje, ‘ cfare dini ju KRYEKARI I OPOZITES’ per kete pasuri te pa deklaruar ???? C’fare faktesh keni ju per kete gje ?

    Pse e ul veten kaq shume o debil me keto deklarata si grate e keqija. Nese ke dokumenta nxirri , po keshtu me llogje pazari po behesh i shpelare fare.

    1. Ky eshte njelloje si rama po thjeshte nuk e ka kuptuar se koqe kandari eshte. Te pakten rama ishte origjinal se eshte person negativ dhe i keq dhe e pranon, ky eshte thjesht sperm e deshtuar qe ka marr 13 milion euro nga hoteli ne vlore.

  5. Por kur e ke ditur qe ka pasur 200 miljon euro 6 vite me pare pse nuk e kallzove ne prokurori qe atehere dhe mos prisje deri tani per te bere kete deklarate alla facebook.

  6. Ja konfiskon dot nazistit? apo si do ja konfiskosh ndonje here, e ben dot ti? nese jo kush mund ta bej? a ka burra ajo kasollja e PD ti beje balle ketije nazisti socialist? Se deri tani kasollja PD ka nxjere vetem fjale e jo vepra aksioni.

    Shqiptari gjithmone , ne cdo kohe e shekull ka qene ne gryke te perit per tu perplasur me veten, le te perplasen mire e mire dhe nga perplasja te ngeli vetem nje jo dy, se dy jane shume e bejne rremuje historikisht.

    Nuk ishin budallenj para kohes Skenderbeut qe ishin ndare ne principata. Keshtu te ndahen persgjalli Komunistet me Neo komunistet e PD, Fetaret e Krahinoret. E te shkojne te njeri tjetri vetem me viza. Atehere do bije rahat fizikisht kjo toke. Teknikisht te ndare jemi, nje pjese e popullates nuk i ofrohet as sherbim dhe as interesim sikur te jene armiku ideal, ndajeni fare qe te biem te gjithe rahat. E kuptoj ne kohe paqe eshte e pamundur por nje dite kur te plasi mire kjo puna e principatave do shikohet e do merret ne konsiderate.

    5 shtete Shqiptare nuk jetojne kot ne ballkan. Ne fakt Shqiperia ka nevoje te ndahet vete ne pese pjese. Kete ndryshim rrenjesor ne shoqeri ose do ta beje lufta ose termeti madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu