• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali, shqiptari përplas për vdekje dy punëtorët e rrugës (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një shqiptar 62-vjeçar, banues në Itali, është bërë shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen e dy punëtorëve.

Shqiptari drejtonte një kamion kur është përplasur me një kantier ndërtimi në autostradën A14, në Borgo Panigale, duke shtypur dy persona që punonin në rrugë në atë moment, raportojnë mediat italiane.

Viktimat janë Antonio Pizzutelli, 38 vjec, dhe Salvatore Vani, 46 vjec, të dy banues në provincën e Frosinone.

Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë kamionisti, i cili po hetohet për akuzën “aksident me vdekje” dhe po i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të evidentuar nëse ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksidentit.

Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *