• |
ide | kryesore

Punimet në rrjet, OSHEE tregon zona në Tiranë që do mbeten pa drita

Lajme, Të fundit



Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike gjatë ditës së nesërme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat semë  datë 7 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE-së:

Stakim i datës 7 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00- 09:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

10:00 -10:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00- 11:30

rruga “5 Maji”

12:00 -12:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës

09:00 deri 15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *