• |
ide | kryesore

Dajana Shabani flet për largimin nga Ora News

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu konfirmuan lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se ata do të jenë dy moderatorët e emisionit të mëngjesit në Ora News.

Me anë të një statusi në Instagram, Dajana Shabani ka reaguar ndaj lajmeve që e cilësonin këtë ndryshim si zëvendësim. Moderatorja zbulon gjithashtu se ka marrë vendimin për t’u larguar nga vendi dhe ishte ky vendim i saj që shkriu grupin e emisionit.

‘Vendimi IM për largimin nga emisioni,(për jashtë Shqipërie) ,”shkriu” të gjithë grupin e emisionit Ditë e Re! Duke falënderuar pafund @besmirmetani dhe @hermesnikaj qe ishin me mua në këto 2 sezone, e ndjeva të domosdoshëm këtë sqarim,për shkak të portaleve dhe komenteve se u “zëvendësuam “. Kam shkuar në opera 11 vjeç, libri i parë filozofik “Kështu foli Zarathustra” është lexuar kur unë kam qenë vetëm 14 vjeç, kam qenë një nxënëse shumë e mirë, kam udhëtuar më 40 vende etj etj, por këto nuk i interesojnë fare Rukies nga Kamza, Benit nga Lapraka, dhe as atij në zyrë në qendër të Tiranës, sepse ne zgjodhëm të vinim origjinal, duke prekur realitetin shqiptar, e duke e përcjellë atë me të qeshura pafund! Këtë e vendosëm ne! ASKUSH NUK NA KA ZËVENDËSUAR, dhe mendoj se kam bërë një punë të mirë duke u bërë “urë lidhëse” edhe për @kelvikadilli (meqë nuk më falënderoi, po e falënderoj veten) Jeni shumë të mirë të gjithë. Flm për SMS e pafundme!’



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *