• |
ide | kryesore

Vrasësi i “Diabolik” është shqiptar? Hetimet fokusohen në Ballkan

Lajme, Të fundit



Hetimi i vrasjes së llojit mafioz të Fabrizio Pistelli-t, 53-vjeçarit që ishte kreu i një bande italo-shqiptare, po prihet nga evidentimi i gjurmëve të marrëdhënive të ngushta të viktimës me shqiptarët.

Pistelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”, u vra në pritë pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueductua në Romë. Mediet fqinje raportojnë se “Diabolik”-u, tifoz ultras i ekipit të Lazios,  është qëlluar me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë, që kishte arritur t’i shponte kafkën.

Mendohet se vrasja e tij ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fazën fillestare. Seria e ekzekutimeve sipas hetuesve  ka nisur që nga vrasja e shefit të “Ndrangheta”-s, Vincenzo Femia-s, në vitin 2013.

Gjykuar nga rrethanat, 53-vjeçari është vrarë me paramendim. Viktima ishte ulur në një stol në Viale Monia së bashku me një person të dytë, shoferin e tij kuban, kur një mashkull i veshur me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016, Piscitellit iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Ndërsa, në vitin 2013 ai u arrestua, sepse u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Më pas, në 2015-n “Diabolik” u shpall përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, ku prokurorët citoheshin ta cilësonin si drejtuesin e një grup kriminel italio-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”, që kanë lidhje me bosin e Camorras, Michele Senese, ‘O Pazz’.

 

 

 



1 Comment

  1. ku hyn shqiptari ketu…..? Portal qe nuk te bind.. Te pakten te kishit nominuar nje here fjalen shqiptar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *