• |
ide | kryesore

U shpall në kërkim, reagon numri 2 i PS në Durrës: Jam me pushime dhe…

Lajme, Të fundit



Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, ka reaguar  disa orë pasi u njoftua se është shpallur në kërkim, për arsye se akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka pajisur me leje legalizimi dy shtetas përmes falsifikimit të dokumenteve.

Isaku, i kontaktuar nga televizioni “Fax News” është shprehur se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij. Funksionari i PS-së mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Isaku është shpallur në kërkim për veprat ”Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *