• |
ide | kryesore

Hapet dera! “Bie” dhe Mallakastra, kryebashkiaku i ri hyn në zyrë

Lajme, Të fundit

Sikurse ka ndodhur në disa bashki të vendit, edhe në njësinë vendore të Mallakastrës është përsëritur skenari i depërtimit në ambientet e brendshme nëpërmjet hapjes me forcë të derës kryesore.

Në këtë mënyrë, pas orarit zyrtar të punës, ka hyrë në zyrë kryebashkiaku i ri, Qerim Ismailaj.

Paraardhësi i këtij të fundit, Agron Kapllanaj, edhe pse është shprehur se nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, por votimesh, pranoi të dorëzonte mandatin pa rezistencë. Sipas tij, procesi zgjedhor ishte një farsë dhe vendoret do të ribëhen.

 

2 Comments

  1. Ishallah nuk ka denime edhe ky . Te gjithe kandidatet e ketyre zgjedhjeve ose kriminel ose me shkolle te blere .
    Nese do te beshe karriere ose duhet te jesh kriminel ose injorant . Ky i fundit eshte me i rrezikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu