• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Pjetrit, reagon Basha: Asgjë nuk ndyshon deri sa të largojmë kokën e krimit

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas njoftimit të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri për dorëheqjen nga marrja e detyrës, pas publikimit të dokumenteve nga selia blu që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, Basha shkruan se dorëheqja e Pjetrit do të thotë një kriminel më pak në politikë.

Kryedemokrati thekson se pas këtij zhvillimi “asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

 



4 Comments

  1. Vetem me dhune iken ky
    Me duket se ka leshuar rrenje.
    jemi popull i perulur
    me shume kemi frike nga shteti sesa Zoti

  2. Mbani mend si e krahasoi legeni popullin me oganin gjenital ?
    Kesaj rradhe do ngrihet dhe mjere ti bashke me horrat

  3. Kur ti vije radha popullit e din fort mir ai palla i gjat se si do perfundoj?do i vij keq dhe zotit per ket rrac anti njerezore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *