• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa skandaloze e Chelsea: i ngatërrojnë emrin lojtarit

Sport



Jorginho është shndërruar në… Jorghino. Gafë skandaloze e Chelsea, që ka ngatërruar emrin e mesfushorit të Italisë, të shkruar në fanellë, për sfidën e Superkupës europiane kundër Liverpool në Stamboll. E natyrisht gabimi nuk ka kaluar pa rënë në sy…

Braziliani i natyralizuar italian, që në Londër mbërriti me kërkesën e Maurizio Sarri një vit më parë, ka qenë një nga pikat e forta të Blues në sezonin e kaluar, po sic duket kaq nuk ka mjaftuar që në Londër të mos i ngatërrojnë emrin.

Klubi i Chelsea gjithnjë e më shpesh po vihet në qendër të vëmendjes për gafa të tilla, si ajho e ngatërresës së kundërshtarit cek në Europa League, në njoftimin e shitjeve të biletave, apo edhe në raste të tjera, ku është bërë viral në rrjetet sociale, për shkak të gabimeve amatoreske për një klub të nivelit të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *