• |
ide | kryesore

Gigi Hadid dhe i dashuri i saj i ri nuk fshihen më

Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se modelja e famshme Gigi Hadid ka nisur një romancë të re, 8 muaj pasi u nda nga Zayn Malik.

Ajo u fotografua në shoqërinë e aktorit Tyler Cameron dhe dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Burime pranë çiftit treguan se ata i kanë marrë gjërat shtruar, megjithatë ia kanë bërë të qartë njëri-tjetrit interesin e tyre.

Tyler është fotografuar disa herë duke dalë nga apartamenti i Gigi Hadid dhe së fundmi duket se ata kanë nisur edhe pushimet së bashku.

Modelja dhe i dashuri i saj i ri janë fotografuar me një grup miqsh në një lokal ‘Starbucks’ në Malta, New York, teksa shijonin kohën së bashku.

Sipas burimeve, ata shfaqen gjithmonë në shoqërinë e miqve në mënyrë që takimet e tyre të duken sa më shoqërore. Megjithatë, burimet janë të sigurta se mes Tyler dhe Gigi-t ka më shumë sesa shoqëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *