• |
ide | kryesore

Avokatët e Cristiano Ronaldo pranojnë korrupsionin për akuzat e përdhunimit

Paparazzi, Slider



Avokatët e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo kanë zbuluar për herë të parë në dokumentet gjyqësore shumën e parave që ai ka paguar për të tërhequr akuzat e përdhunimit. Mësuesja Kathyrn Mayorga e akuzoi në 2009 se ai e kishte ngacmuar dhe kishte abuzuar seksualisht me të në një hotel në Las Vegas.

Ajo ka pohuar se Ronaldo ka paguar 375 mijë dollarë për të kryer një marrëveshje konfidencialiteti dhe tërheqje akuzash. E gjitha kjo shihet në dokumentet që Kathyrn paraqiti në gjykatë në 2018 ku kërkoi ta cilësojë të pavlefshme marrëveshjen.

Futbollisti portugez insiston se marrëdhënia e tyre seksuale ndodhi me pëlqimin e të dyve, ndërkohë avokatët e tij kanë pranuar që kanë paguar atë shumë parash, por për të ruajtur privatësinë e mosmarrëveshjes së tyre duke pasur parasysh faktin që ai është personazh publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *