• |
ide | kryesore

Shkarkohet zv.drejtori i Hetimit Tatimor në Tiranë

Lajme, Të fundit



Është shkarkuar nga detyra zv.drejtori i Hetimit Tatimor në Tiranë, Ervin Hoxha.

Shkarkimi i tij për motive ende të paditura vjen tri javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin.

Muajin e shkuar, u pezullua nga detyra edhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore.

Megjithatë, të dhënat e publikuara më herët nga ministria e Financave, tregonin qartazi se përgjegjëse për “gropën” e krijuar në buxhet për shkak të mosrealizimit të planit, është Drejtoria e Doganave. Duro ishte emëruar në këtë post vetëm 3 muaj më parë, duke zëvendësuar Vasilika Vjeron. Pak ditë më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *