• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon IKMT: Objekti 2 mijë metër katror, pa leje

Lajme, Të fundit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta Policie dhe të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), kanë zbarkuar në Porto Palermo për të kryer shembjen e restorantit “Panorma”, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, 51-vjeçarit që dhunoi një familje turistësh spanjollë, pas një incidenti në ambientet e biznesit të tij.

Mësohet se për ushtrimin e aktivitetit sipërmarrës te “Panorma”, Kokëdhima nuk ishte pajisur me lejen përkatëse, pasi ishte në proces legalizimi. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.”- shkruhet në njoftimin e IKMT-së.

Përbën çudi fakti që kjo papajtueshmëri me ligjin nuk është vërejtur më parë, duke konsideruar edhe pozicionimin e lakmueshëm të restorantit, ndërkohë që në aksionin e ndërmarrë me fanfarë nga qeveria kundër informalitetit, janë bllokuar biznese qoftë edhe për mosdhënien e një kuponi të vetëm tatimor.

Video ku 51-vjeçari hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale, ka trondit mbarë opinionin publik dhe është bërë subjekt trajtimi edhe në mediat e huaja dhe ndërkombëtare.

Kokëdhima u arrestua javën e shkuar dhe qendron në qeli nën masën e sigurisë “burg pa afat”. 51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 

 

10 Comments

  1. Keto derra grekoman jane kolona e V-te ne shpine te Shqiperise, gjithmone gati per te ngritur flamurin e Vorio Epirit. Komunizmi duke e ditur kete rrezik nenpretekstin e brezareve u mundua qe te dergonte shqiptare ne keto zona. Keta jevgjiter bastarde nuk jane autoktone atje, jane mbetje te plackitesve dhe pirateve te Mesdheut, te cilet spostuan nga ato vende perla suliotet (came) me name. Nuk paguajne asnje lloje takse shtetit dhe zaptojne pronat shteterore me keq se vetioret.

  2. Turp sa turp shtet legen . Deri dje qe te paguante taksat ishte zoteri tani pas na doli pa leje.
    Njesoj sic vepruan ne Lazarat shkateruan atje per te kontrolluar Shqiperine. Shkaterojen ne Himare per ti hapur rruge grabitjes .

  3. Sa mire dolen keta koqet qe ndertuan pa leje. Ja qifsha robt se kam patur nje super rast afer stacionit te trenit per te ngulur nje lokal po degjova keshillen e loqe shokeve qe pata jo do behet shteti, jo do vi shteti ta prishi, kurse keta shty muji mujin, jepi nje kore buk dhe nje birre atij te parit,shty dhe nje vit, derrmo lek. Hajt se u ndrru pushteti, shty dhe nje vit tjeter se helbete ka punur per ps a pd…… Le te dali nje te me kundershtoj….. dhe ky bolja do vazhdonte te rrifte njerez aty si ne tok te vet po mos te ishte per spanjollet

  4. Paska dale ceta e fuges tu komentu hahaahahahaa

    Po si tha me i madho ne vend???

    Do bejme shtet!!!!

    Tani del dallandyshja e pikas qe qenka pa leje hahahahahaahahah

    Shtet or shtet do bejme

    Bastardizim i shtetit dhe tallje trapi non stop me popullin veshderr socialist….

    O mihal mos ca bithe se do e besh me te madh lokalin…. sa te kaloje zhurma vitin tjeter do rrahesh per qejf ke te te doje bitha ..

  5. Dmth, perveec skandalit individual, ku cdo psikopati ne cdo vend te botes ‘i lejohet’ te dhunoje, na del nje skandal i vertete, ai shteteror, ku nje restorant me siperfaqe gjigande punoka per qejf te trapit te vet pa kokerr lejeje!!!!
    KY eshte skandali vertete, jo dhuna e psikopatit nga katundi!

  6. Po si shpjegohet qe ne sezone fushatash, nje here ne dy vjet fillon perseri bumi i ndertimeve pa leje duke ju premtuar votat partise ne pushtet ? Nuk mund te veproni keshtu sporadikisht o thojini stop nderimeve pa leje ose lejoini te gjithe Stet paçavure , vend bordellhane .

  7. SHTETI ne Shqiperi eshte
    CAPO B ANDA qe krijon, frymezon, nxit, perkrah kriminelet, hajdutet , kurvaret .
    Po nuk u keput koka e perbindeshit qe ka mberthyer Shqiperine dhe shqiptaret as mos te shpresoje njeri per me mire.

  8. E more qirie mihali ci bere vetes ,humbe gjithe pasurine e hetes per 50 euro dava!po ti more mavri dhe tre dreka te tjera falas t’ju jepje falas spanjollve dhe vetem keshtu mos e pesoje!keta re mihalaqi jane rulindas nuk behet shaka ,keta qe thua ti e qine mizen ne fluturim kaq te zotet jane , fatkeqesija jote mihal eshte se ishe vetem prandaj e pesove se po qe per pa leje le te shkojne e te ja priahin ver shales ke shkami kavajes qe ka plot 20 kate pa leje,nderko qe lejen e mori per 5 kat e beri 25.te shkuara qirie mihali dhe mos me thuaj qe dhe ti se ke votuar rilindjen se kjo do ish e tepert nga ana jote.

  9. Edhe tjetri qe do vije ng ne do dale. I sjellim ne pushtet i mbajme vete ne pushtet i bejme mite ……jemi popull difektoz. Imagjinoni nese mund te ndodhe me nje amerikan gjerman francez po qofte edhe somalez te mbaje ne dore flamurin tone dhe te thote Zoti bekofte shqiprine.!!!!!! Popull shqiptar go on edhe 50 vjet te tjera….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu