• |
ide | kryesore

Fansat i kthehen ashpër Shawn Mendes pas postimit rracit në Twitter

Paparazzi, Slider



Këngëtari i njohur, Shawn Mendes, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tij në rrjetin social të ‘Twittter’ për shkak të disa postimeve me konotacion racizmi që ai ka bërë. ‘Mund të shikoj ngjyrën e zezë teksa del nga ty Lauren’, shkruhej në një prej tyre.

Ndjekësit e 21-vjeçarit kanë komentuar menjëherë negativisht duke iu kthyer kundër në llogarinë e tij. Pas këtij momenti nuk ka munguar as reagimi i Mendes, i cili i kërkoi ndjesë fansave të tij duke u shprehur se ishte shoku i tij i cili kishte hakuar adresën e tij për të bërë disa postime qesharake.

Pavarësisht këtij fakti ndjekësit e Shawn kanë insistuar se kjo ishte një gënjeshtër dhe se këngëtari nuk ishte duke mbajtur përgjegjësi për postimet e bëra.

Së fundmi Mendes ka qenë në qendër të mediave rozë dhe për shkak të raportit me këngëtaren Camila Cabello, me të cilën duket se është më i dashuruar se kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *