• |
ide | kryesore

Icardi thyen heshtjen: “Gati për një aventurë të re? Po”

Sport, Video

Mauro Icardi nuk mungoi në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinez, ku mori pjesë gjithë skuadra e Inter, por kjo nuk i ndryshon gjërat në raport me merkaton. I shoqëruar nga Wanda Nara, sulmuesi argjentinas, për herë të parë prej shumë kohe, foli disa fjalë në lidhje me të ardhmen, në përfundim të mbrëmjes së gjatë, por pa dhënë shumë qartësi. Atyre që e pyesnin nëse ishte mbrëmja e fundit zikaltër, ish-kapiteni i Inter iu përgjigj me një “a thua?”, që përsërit dëshirën e tij për të qendruar.

Një cast më vonë, në fakt, ishte krejt ndryshe përgjigjia ku u pyet nëse ishte gati për të filluar një avaneturë të re: “Po”, konfirmoi sulmuesi, në shoqërinë e bashkëshortes që e përforcoi mendimin e Icardi (“Tha që po”).

Me pak fjalë, siguria e vetme është se mund të ndodhe gjithcka në ditët e ardhshme, nëse jo punë orësh. Me Napoli që është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Icardi e Juventus që punon në hije për të mbyllur një operacion të pritur prej kohësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu