• |
ide | kryesore

Dua dhe Anwar fotografohen në momente intime

Paparazzi, Slider



Përfundimisht, Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid nuk qëndrojnë dot një çast larg njëri-tjetrit! Dyshja po e shijon më së miri këtë periudhë të parë të lidhjes së tyre dhe përveçse nuk ngurrojnë ta tregojnë në rrjetet sociale nëpërmjet postimeve të shumta së bashku, nuk mungojnë dhe fotot e paparacëve që i kanë kapur në momente intime.

Ditën e djeshme, fill pas ditëlindjes së 24-t të këngëtares, dyshja e të dashuruarve ka shijuar një ditë në plazh në Malibu ku duket se janë argëtuar së tepërmi.

Në fotot në fjalë, Dua dhe Anwar shihen vazhdimisht duke shkëmbyer puthje të nxehta e madje edhe ndonjë prekje pikante, me siguri pa e ditur se dikush po i fotografonte.

Ylli i hitit “New Rules” dukej në super formë me një palë rroba banje Versace, ndërsa modeli, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, shihet i veshur me një kostum sërfi.

Kujtojmë se lidhja e tyre pushtoi mediat ndërkombëtare rreth dy muaj më parë dhe u konfirmua fare shpejt nga të dy ata, falë postimeve në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *