• |
ide | kryesore

Gati seritë e reja të ‘Beverli Hills’

Paparazzi, Slider

Seriali i njohur i viteve 90-të “Beverly Hills” shumë shpejt do të nisë të transmetohet pasi 10 seritë e para të tij janë gati.

Në këtë serial do të kthehet kasti origjnal i aktorëve, por pa praninë e aktorit Luke Perry në rolin e “Dilanit” pasi vetëm pak muaj më parë ndërroi jetë.

Seritë e reja të “Beverly Hills” do të nisin me një homazh për aktorin e ndjerë Perry.

“Ne kemi humbur dikë shumë të afërt për ne, shumë të rëndësishëm. Luke ishte jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për mua. Dhe mendoj se ky ishte një moment vendimtar për mua, aty e pashë ribashkimin tonë ndryshe. Ishte një mënyrë e imja për të nderuar një njeri që e kam dashur shumë dhe mu duk gjëja e duhur për të bërë”, – është shprehur aktorja Shannen Doherty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu