• |
ide | kryesore

Nga Teuta tek Fenerbahce: Muriqi, njeriu që i bëri ëndërrat realitet

F1, Sport



Ëndërrat janë ato që të shtyjnë përpara, janë ato emocione të bukura, që mbahen gjithnjë me vete, por jo gjithnjë realizohen. Por nuk është ky rasti i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, njeriu që ëndërrën e fëmijërisë e bëri realitet në moshën 24 vjecare. Sulmuesi nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce këtë sezon të merkatos dhe me fanellën verdheblu ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para në kampionatin turk, pa llogaritur tre në miqësoret para-përgatitore. Transferimi nga Rizespor në Stamboll e bëri të lumtur sulmuesin, që këtë fanellë e kishte adhuruar që i vogël, kur ishte tifoz i Fenerbahce.

Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar, me një vlerë që tani prek shifrën e 3.5 milionë euro…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *