• |
ide | kryesore

6 kg heroinë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar në Taranto të Italisë, pasi u janë gjetur në makinë 6 kg heroinë dhe 895 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Banorët vendas kishin raportuar në polici se dy persona lëviznin me makina dhe dyshonin se ata kishin armë e merreshin me aktivitet të paligjshëm. Pas sinjalizimit, forcat policore të Barit u mobilizuan dhe u vunë në ndjekje të dy makinave, që drejtoheshin prej të rinjve me origjinë nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane.

Të dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve me precedentë penalë specifikë për trafik droge, banonin në provincën e Barit. Ata u shoqëruan në zyrat e komisariatit, ku dhanë shpjegime për çështjen.

Njëri nga të arrestuarit ishte me precedent të mëparshëm penal për trafik të lëndëve narkotike. Policia në Taranto deklaroi se arrestimi i dy personave është në vazhdë të luftës ndaj trafikut të drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *