• |
ide | kryesore

Drejtonin një grup kriminal, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Itali kanë arrestuar 10 persona që ishin pjesë e një grupi kriminal nga Shqipëria dhe Italia, që merreshin me importimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali.

Sipas raportimeve, organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të dy banues në Holandë, të cilët me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë që banojnë në zonën e Reggio-s, shpërndanin kokainë në territor me ndihëm e disa italianëve.

Që nga orët e para të mëngjesit, mbi 60 ushtarë nga komanda provinciale e Guardia di Finanza të Bolonjës ekzekutuan, në provincat Reggio Emilia, Modena, Macerata, Alessandria, Verona dhe Mantua, 10 urdhra paraburgimi 5 në burg , 4 në arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitjeje.

Nga hetimet rezulton se lënda narkotike nga vendet e Amerikës Jugore arrinte në portat e Evropës veriore (kryesisht në Holandë) dhe më pas ndahej në tregun italian nëpërmjet një rrjeti korrierësh.

Gjatë operacionit në pranga u vunë pesë persona, 4 shqiptarë dhe një italian dhe u sekuestruan 7.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi (për gjithsej 93 bimë secila mbi dy metra të larta dhe në fazë të avancuar lulëzimi). 14 gramë marihuanë dhe 10 350 euro cash, që mendohet se janë pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës.

Gjithashtu janë sekuestruar 6 prona, 5 automjete/motoçikleta (nga të cilat 2 të përdorura për transportin e lëndës narkotike), 22 llogari bankare dhe 3 aktivitete tregtare, me një vlerë totale të vlerësuar mbi 850 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *