• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Fier, “Fouristrada” përplas për vdekje të miturin (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.

Mësohet se 14-vjeçari, i cili ka qënë duke udhëtuar me një motoçikletë me të ëmën, është aksidentuar për vdekje nga një automjet i tipit “Fouristradë”. Ndërsa, e ëma ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar drejt spitalit, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas të dhënave të komunikuara nga dëshmitarët okularë, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar për të humbur gjurmët, pasi ka aksidentuar për vdekje të miturin.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vemndngjarje për të kryer zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *