• |
ide | kryesore

Gjykata Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, i arrestuar pas një incidenti në lokalin në pronësi të tij, “Panorma” në Porto Palermo, për arsye se dhunoi një familje turistësh spanjollë.

Me këtë masë sigurie të dhënë në dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, Kokëdhima do të qëndrojë në burg së paku gjatë kryerjes së hetimeve, nën akuzën e “kanosjes”, “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “shkatërrimit të pronës”.

Kokëdhima, 51 vjeç, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme për dënime alternative. 51-vjeçari rezulton të ketë qenë i proceduar për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtimin pa leje të “Panorma”-s, që u rrafshua javwn e kaluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Megjithatë, Kokëdhima nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e lartpërmendura. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës dha ndaj tij dënimin me 18 muaj liri me kusht, që u shua si masë nga Gjykata e Apelit, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa në 2017-ën, është proceduar për ndërtim e paligjshëm të restorantit.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata e Vlorës e dënoi Kokëdhimën me 8 muaj burg, masë që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.



4 Comments

  1. e more Mihal. per nje karllik, shkaterrove jeten. Koka ben, koka peson. E ke ber dhe here te tjera ti, edhe me mua je sjell si kafsh para 10 vjetesh dhe qe ateher as un as miqt e mi nuk kemi shkelur me te restoranti jot qe paska qen edhe pa leje dhe si te majt e si te djatht te linin te beje gangesterin me te gjith. po kesaj here dole ne televizor dhe u kape me te huaj. te ishte ndonje tjeter shqiptar si puna ime ti mihal kokcepshi do vazhdoje havazin. edhe ne na ke kercenuar, na detyrove te paguanim dy-fish dhe prap vazhdove sjelljen prej kafshe. karma vonoi, po nuk harroi. po sa mihal te tjer ka si puna jote. do shekuj ky vend te pastrohet nga mihalet.

  2. Drejtshkruhet “Gjykata e Apelit” o analfabete blloku qe pini mojito, dhe jo “Gjykata Apelit”…..

  3. Si miuhaleve ke me shumice nga bregu, jane te gjithe injorante dhe arrogante. Ketyre duhet ti bojkotosh dhe atehere ta shohin sesi do sillen me klientin. Mire do ishte ti bente nja 5 vjet burg se mbase i vine mend

  4. A mor Hali nuk thon kot te hypt vetja ne qejf se do hash koken shpejt, po ti nuk ja ke vene veshin, tani partia jote dhe miku edrama ta futi preshin. Kur te dalesh shiko per ndonje vend tjeter se ke djemt ne shkolle ne Alemanje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *