• |
ide | kryesore

Ylli i reality show humb shikimin nga tapa e shampanjës

Paparazzi, Slider



Ylli i reality show “Love Island”, Theo Campbell ka humbur shikimin në syrin e djathtë pasi u godit nga tapa e një shampanje. Ai ishte me pushime në Ibiza kur ndodhi incidenti.

Mediat e huaja raportojnë se Theo shkoi me urgjencë në spital dhe bëri një ndërhyrje kirurgjikale. Me anë të një postimi në Instagram, ai zbuloi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në sy pas një aksidenti të pafat, kam humbur shikimin në syrin tim të djathtë. Kush mund ta mendonte se tapa e shampanjës do sillte fundin për mua? Por sërish më ka mbetur syri i majtë, kjo është ana e mirë e së gjithës”, shkruajti ai.

Shkrimin e shoqëroi me një fotografi nga spitali me të dashurën e tij Kaz Crossley, e cila ka marrë pjesë në disa seri të “Love Island”.

Një dëshmitar tha për OK!: Theo ishte në pushime në Ibiza kur dikush hapi shishen e shampanjës dhe tapa ra në syrin e tij. Njerëzit po bërtisnin kur kuptuan se cfarë ndodhi dhe panë gjendjen e syrit të tij. Një prej djemve thoshte se dukej sikur syri i tij kishte shpërthyer.

Theo Campbell mori pjesë në shfaqjen “Love Island” në vitin 2017 dhe u konsiderua si një prej meshkujve më seksi.



1 Comment

  1. Hajt mos u merzit merre me sportivitet. Qejfi paguhet…
    Mbase eshte dhe me mire me nje sy, se do paguash gjysem cmimi per gjyslyke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *