• |
ide | kryesore

FOTO/ Shpëtohet turisti polak që theu këmbët në Theth

Lajme, Të fundit



Një turist polak është rrëzuar nga maja e Harapit në zonën Theth pasditen e kësaj të enjteje. Gjendja shëndetësore e tij ishte e rëndë dhe për nxjerrjen e tij është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur nxjerrja e turistit.

Ai kishte rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe kishte marrë dëmtime në të dyja këmbët. Njoftimin për ngjarjen e kanë bërë vetë banorët e zonës. Mësohet se turisti që është rrëzuar është alpinist dhe ka qenë duke ngjitur majën e Harapit në momentin kur ka rënë nga lartësia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *