• |
ide | kryesore

Reshjet e dëborës, ARRSH: Vazhdon rënia e ortekëve në aksin Qafë Thore-Theth

-Instant, Lajme, Të fundit



Intensiteti i reshjeve ka rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë një qetësim të situatës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon por problematikë paraqitet aksi Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve pasi ka rënie ortekësh.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *