• |
ide | kryesore

Premtoi zero ndërtime, Veliaj e kthen Tiranën në “kantierin” e vendit

Lajme, Të fundit

Bumi i ndërtimeve të reja do të vazhdojë me trend në rrijte edhe përgjatë viteve të ardhshme dhe Tirana, kryeson si “kantieri” më i parapëlqyer. Instititi i statistikave (INSTAT) raporton se vlera e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga bashkitë në gjysmën e parë të këtij viti, është dyfish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-qershor të vitit 2018, vlera e lejeve të miratuara për ndërtime ishte 177 milionë euro, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2019-s, shifra arriti në 335 milionë euro. Prej disa vjetësh, sektori i ndërtimit ka patur përhapje të gjerë, kryesisht në ngritjen e pallateve për banim dhe të ndërtesave për qëllime tregtare si: hotele, zyra dhe ambiente biznesi.

Në gjysmën e parë të vitit u miratuan lejet për 147 milionë euro investime në ndërtim pallatesh për banim dhe po kaq për ndërtesa tregtare. Ndërsa, vlera e lejeve të miratuara për punime inxhinierike (rrugë ujësjellësa apo linja telekomunikacioni) ishte 41 milionë euro.

INSTAT përllogarit se nga 335 milionë euro investime në ndërtim që u miratuan në gjysmën e parë të vitit, rreth 225 milionë euro ose mbi 2 të tretat janë dhënë nga bashkia e Tiranës. Këto të dhëna dëshmojnë qartazi dhe në vazhdimësi shkeljen e premtimit elektoral të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u trasmetua me zë dhe me figurë duke u dhënë qytetarëve garancinë se me të marrë mandatin, nuk do të jepte leje ndërtimi në Tiranë, me “merak” të veçantë për hapësirat e gjelbra.

“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez të Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit në Tiranë dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.”- u justifikua më pas Veliaj nga shigjetimet e gazetarëve.

8 Comments

  1. Ti ndajme gjanat! Ky jo vetem u sherben oligarkeve por eshte pjese e marrveshjesh trepaleshe te mafias boterore ,spiunazhit, neokomunizmit e neofashizmit!
    Ky eshte perbindeshi me fytyre njeriu i historise tone!
    Ta nxjerrim jashte kete jashteqitje te felliqur!
    Un jam grua dhe njoh permasen e ketij perbindeshi!
    Te hapet mendja juaj njerez e te reagojme per vdekje a liri!

  2. Lal Er Tallavaja e di shume mire se po ju binde krimit dhe interesave te dyshimta, e ke jeten politike te gjate dhe pasurohesh lehte!

  3. Ky nuk eshte perbindesh me fytyre njeriu. Ky eshte perbindesh me fytyre perbindeshi. Shikojani surratin kur rralle e provokon dikush se cfare ngjyre edhe forme i mer. Ky eshte e keqia me e madhe qe ka Tirana. Mjere ai qe detyrohet te kete te beje me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu