• |
ide | kryesore

FOTO/ Sulmohet me gurë autobusi i Tiranës: situata degjeneroi që në stadium

F1, Sport



Ndeshja vitrinë e javës së tretë të kampionatit, përfundoi me një shfaqje të shëmtuar të tifozerisë në Loro Borici: breshëri shishesh mbi lojtarët e Tiranës, invazion fushe e deri fishekzjarre, që detyruan Enea Jorgjin të ndërpriste për disa minuta ndeshjen, për të rifilluar më pas me insistimin e njeriut të katërt Barushi.

Tensioni që kishte nisur që në stadium u agravua me kalimin e minutave, sidomos pas dy episodeve të kontestuara nga Vllaznia për 11 metërsha të mohuar, në pengimin e Emerson dhe Gilman Likës. Por më e keqja duhet ende të ndodhte, sepse pas ndeshjes autobusi i bardhebluve është sulmuar me gurë e sende të forta nga tifozë shkodranë, në kohën kur po dilte nga qyteti.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga lojtarët apo stafi, që vetëm kanë pësuar tronditje nga kjo ngjarje, që ka rezultuar me vetëm dëme materiale. Tirana e ka bërë publike situatën përmes zyrës së shypit, duke njoftuar edhe denoncimin mbi atë cfarë ndodhi në sfidën mes Vllaznisë e Tiranës. Shkodranët, e humbën ndeshjen 0-2, por tashmë cështja do të shkojë disiplinës, që nuk duket se do të jetë fare e butë pas këtyre incidenteve të rënda.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *