• |
ide | kryesore

Historia e rrallë e prostitutës shqiptare në Itali/ Si u kap për herë të dytë nga policia me emër tjetër

Arkiva, Të fundit



Ndodh edhe kështu. Të martohesh, të ndryshosh mbiemrin, për tu kthyer të punosh si prostitutë. Kjo është historia e Zamira Gegës, që ishte dëbuar njëherë nga vendi fqinjë, Italia, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar zanatin më të vjetër në botë. Por atë nuk e ndali dëbimi i parë.  U rikthye sërish në Itali duke rrezikuar dhe u kap sërisht. Bëhet fjalë për një vajzë të re shqiptare, për të cilën shkruajnë sot mediat italiane.

Mbrëmjen e vonë të së premtes (30 gusht), ajo u ndalua në perëndim të Vicenza, nga policia, në kryqëzimin me Via Rossini. Por në muajin maj, ajo ishte dëbuar një herë nga Italia.

Vajza e re, sic shkruajnë mediat, ishte kthyer në vendlindje ku u martua, duke marrë një mbiemër të ri dhe duke ndryshuar pasaportën.

Me mjetin e ri tëq identifikimit ajo u kthye në Itali, duke nisur përsëri si prostitutë në qytetin ku më parë ushtronte aktivitetin, por u njoh nga policia.

Dhe kështu mbrëmë, teksa ushtronin kontrolle në rrugë, policia e pikasi vajzën dhe e shoqëroi në komisariat për kontrolle të mëtejshme. Krahasimi me bazën e të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e saj dhe kështu u bë arrestimi i saj. tani zamirës i duhet një burrë i dytë nëse do të vazhdojë të fitojë para me po të njëtin zanat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *