• |
ide | kryesore

Video/ Gjashtë shtylla për një derbi pa fitues: Strakosha dorëzohet vetëm me penallti, korigjon Luis Alberto

Sport, Video



Përfundon në barazim 1-1 derbi i Kryeqytetit mes Lazio e Roma në javën e dytë të Serie A. Sfidë shumë e hapur dhe me emocione e raste të pafundme: zhbllokohet në të 17′ nga Roma me penalltinë e ish-lacialit Kolarov, për prekje me dorë të Milinkovic-Savic në zonë. Reagimi i Lazio në fillim përplaset në shtylla, por pastaj konkretizohet në golin e Luis Alberto në të 58′. Një deri me gjashtë shtylla: katër për Lazio e dy për Roma.

Spektakël dhe zbavitje në një 90 minutësh që nuk ishte për adhuruesit e taktikës, por të futbollit të shpejtë e kurajoz. 1-1 mes Lazio e Roma dhuroi emocione, raste e shumë shtylla për tifozët neutralë. Inzaghi e Fonseca nuk do të jenë të kënaqur për fazën difensive, por barazimi në fund mund ti lumturojë të dy e ti lërë të punojnë me qetësi në qytet, duke qenë se përplasjen qytetase tashmë e kaluar që në lindje të sezonit.

Cështje centimetrash në fund, nga njëra anë apo tjetra, ose cështje fati. Pak më majtas apo më djathtas në gjashtë rastet kur u godit shtylla, skenari mund të kishte qenë krejt ndryshe. Herën e parë tentoi Leiva me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës në minutën e 3′, i kopjuar identik nga 5′, me një të majtë që mposhti Strakoshën por jo shtyllën. E megjithatë ishte Roma që shkoi e para në avantazh, me një penallti që Strakosha nuk mundi ta bllokojë.

Nën nj gol, reagimi i Lazio ishte i fortë, por përsëri shtylla ndal Immobile i vetëm përballë Pau Lopez. Të njëjtën gjë bëri 30 sekonda më vonë Correa për dëshpërimin e Tare në stadium. Fonseca sistemoi dicka në prapavijë me rifillimin e lojës, por barazimi i Lazio erdhi për një gabim të Kolarov, që i dha mundësinë Immobile të shërbente për Luis Alberto golin e barazimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *