• |
ide | kryesore

VOA: Krimet e Rënda po hetojnë tmerrin në Spitalin e Fierit

Lajme, Të fundit



Burimet policore thanë se një person i armatosur hyri të shtunën mbrëma në repartin e urgjencës dhe hapi zjarr me armë ndaj një grupi njerëzish pas një grindjeje të dhunshme që kishte ndodhur pak orë para incidentit në spital.

Sipas policisë së Fierit grindja ndodhi në fshatin Levan rreth 8 km larg Fierit dhe disa persona më pas ishin drejtuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur ka mundur të hyjë në spital dhe të qëllojë me armë kundërshtarët e përfshirë në grindjen e dhunshme në Levan. Spitali i Fierit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se personi që qëlloi me armë zjarri ia ka marrë armën e sulmit një pjesëtari të policisë së Patrullës “Shqiponja” ./VOA/



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *