• |
ide | kryesore

Krim në familje në Memaliaj, djali vret babain pas një sherri

Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shalës në Memeliaj.

Mësohet se shtetasi Arjan Shahaj ka vrarë të atin, Iljaz Shahaj, pas përshkallëzimit të një konflikti verbal mes tyre.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në rrethana ende të paqarta, djali ka qëlluar të atin me sëpatë, duke e lënë për pasojë të vdekur në vend.

Pas kryerjes së krimit, autori është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, forcat policore janë vënë në ndjekje të tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *