• |
ide | kryesore

Prostitucion dhe mashtrim/ Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy të kërkuar nga Interpol

Lajme, Të fundit



Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Bëhet fjalë për Ilir Demollin, 54 vjeç dhe shtetasin me inciale, M. H., 27 vjeç. Demolli është arrestuar nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH. shumën prej 230 000 eurosh, duke u hequr si drejtor i një banke private. Nga kjo shumë, Demolli i ka kthyer të dëmtuarës vetëm 25 000 euro.

Ndërsa, shtetasi M. H. U arrestimi i tij në Romë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”. Ky i ndaluar ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion, në Itali, në periudhën 2012-2013, një shtetase, që asokohe ishte minorene.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *