• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti i masakrës në mes të Prishtinës (Kujdes! Pamje të rënda)

Lajme, Të fundit



2 të vrarë dhe 2 të plagosur është deri tani bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka në thelb një përplasjeje mes dy fiseve me mbiemër Rafuna dhe Mehmeti. Nga të shtënat e sotme ka humbur jetën një 39-vjeçar dhe një 47-vjeçar që u përkasin nga një për secilën palë.

Deri tani janë 3 të arrestuar nga palët, njëri prej tyre që ndodhet i plagosur në spital. Mediat e Kosovës shkruajnë se dy familjet edhe para 10 ditëve kanë pasur konflikt mes tyre. burime zyrtare të prokurorisë thanë se shkak i konfliktit janë çështje pronësie. Më poshtë video nga momenti i ngjarjes, por kujdes sepse pamjet janë të rënda. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *