• |
ide | kryesore

Vrau me sëpatë babanë, djali: Më rrihte pa shkak

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Arjan Shahon, i cili vrau me sëpatë babain e tij 77-vjeçar, Iljas Shaho. Ngjarja ndodhi në 2 shtator në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.

Nga salla e gjyqit, Arjan Shaho, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, ka treguar edhe motivin që e çoi drejt aktit makabër, duke vrarë babanë e tij. Ai tha se i ati e dhunonte sistematikisht pa shkak. “Im at më ka dhunuar pa shkak sistematikisht”, mësohet të jetë thënë 35-vjeçari, duke ngritur edhe dyshime për ngacmime. Po ashtu mësohet se do 35-vjeçari do t’i nënshtrohet një ekspertizë mjekoligjore.

Ngjarja 
Dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr të çastit, çka ka sjellë edhe veprimin makabër të 35-vjeçarit duke qëlluar me sëpatë mbi babain Iljas.

I riu pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën. Pak pas krimit, autori u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa u kap pak orë më vonë në një furgon të linjës, që do të udhëtonte drejt Fierit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *