• |
ide | kryesore

Merkel asnjë premtim Edi Ramës/ Për negociatat vendos Bundestagu në shtator

Arkiva, Kryesore, Lajme



Po-në që Edi Rama kërkon nga Gjermania për hapjen e negociatave nuk e mori dot sot. Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i’a premtoi ato Ramës, sikurse ky i fundit dëshironte.

Lexo më tej: 

Rama takon Merkel: Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë 

Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Angela Merkel mund të bie dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e unionit në mesin e tetorit.

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009, dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin” – thuhet në reagimin e kancelarisë gjermane.

“Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive.” – thuhet në reagim.

Në faqen zyrtare të Bundestag njoftohet se bisedimet e mes tyre u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

Shqipëria ka marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Por, negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë derisa të dakordësohen qeveritë e të gjitha vendeve anëtare, në formën e një vendimi unanim të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Kjo konsiderohet si një mandat për nisjen e negociatave me vendin kandidat, në këtë rast me Shqipërinë. Prej vitit të kaluar data e hapjes së negociatave për vendin tonë shtyhet. Rama vjet dekoroi edhe katër ambasadorë, për suksesin imagjinar të Shqipërisë në arenën europiane, ku negociatat jo vetëm nuk u hapën, por edhe rekomandimi do të ishte negativ po të mos ishte për interferimin gjerman.

Kulisat / Farsa e dekorimit të katër ambasadorëve 

Edhe këtë qershor vendimi për hapjen e negociatave u shty sërish. Në tetor do të merret një përgjigje. Nga radhët e CDU/CSU-së së Merkel pati kritika të ashpra ndaj vendit tonë.

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave 

Por, e majta qeverisëse nuk pranon ta mbajë topin në fushën e saj dhe e dërgon sërish tek vendet anëtare të BE. Për shtyrjen e vendimit për negociatat për në shtator kësaj rradhe, makina propagandistike e majtë i mëshoi problemeve të brendshme të BE-së dhe pozicionit defensiv që mban Franca dhe një grup vendesh ku qeveris e djathta konservatore.

Shqipëria qëndron mes një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian dhe një grupimi vendesh skeptikë për ecurinë europiane të Shqipërisë. Sinjalet nga kancelaritë europiane anojnë drejt një shtyrje tjetër. Duket se vjeshta po sjell një klimë të ftohtë për Shqipërinë e Edi Ramës, pasi siç lajmërojnë edhe mediat e majta gjermane, jo vetëm që negociatat do të shtyhen një vit, por do të shtohen dhe kushte të reja.

Lajme të këqija nga Gjermania, negociatat për Shqipërinë do të shtyhen sërish 

©Lapsi.al 

 



3 Comments

  1. Nje moment mu duk sikur po lexoja ndonje site serb,Shqiperia nuk eshte e Edi Rames u Bushat e as e Bashes e as e jotja,por eshte e shqiptarve,turp te keni qe per interesa te ngushta partiake apo personale percillni me zell lajme qe jan ne dem te vendit dhe te kombit….

  2. Si sju vje turp mo ju qe paguheni me taksat tona keni kurajo akoma te shkruani mir per ket km injorant, genjeshtar, i pa bes, llapaqen, nje njeri qe per hir te postit sikur te digjet gjith populli i gjall as qe i behet vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *