• |
ide | kryesore

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave

Arkiva, Kryesore, Lajme



Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe qeveria shqiptare e trumpetoi si arritje këtë progres-raport, partia gjermane e Angela Merkel kritikoi ashpër ecurinë e vendit me një gjuhë direkte të paprecedentë, duke kryqëzuar kështu në mënyrë indirekte raportin e KE-së.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Dokumenti/ Çfarë thotë realisht Brukseli në raportin për Shqipërinë (E PLOTE) 

Është zv.kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann David Wadephul, i cili thekson se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat.

“Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike.” – shprehet Wadephul, i cili shtoi se Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit, siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

©Lapsi.al 

Reagimi i plotë: 

Kërkohet një shqyrtim i kujdesshëm i raporteve të progresit të BE

Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat e pranimit

Komisioni i BE-së ka paraqitur raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi që negociatat e pranimit të hapen me të dy vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David ëadephul, shpjegon:

‘Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar.

Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe as nuk do të bënte drejtësi ndaj vendeve në fjalë. Në këtë drejtim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit – siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike.

Grupi parlamentar i CDU/ CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi.

Rama komenton raportin e KE-së: Mbetet të binden drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian

 



28 Comments

  1. Po ku degjon lideri boteror nga ai vesh.Sjelljen e tij e ka percaktuar sakte shkrimtari i njohur Kim Mehmeti.Ai ka nevoje per t’u trajtuar(mjekesore) dhe jo per te drejtuar kete vend ka thene ai.Por fati yne i keq (por dhe i mire njekohesisht) eshte qe semundja e tij po perparon shume shpejt, dhe kjo do e beje popullin te papermbajtur per t’ja treguar vendin.

          1. Po ku hyn në këtë diskutim për negociatat “Sala” o tu mbylltë e derës ?
            Sa qe Sala, Shqipëria hyri në NATO, u realizua marëveshja e asocimit për në BE, shqiptarët m së fundi pas 70 vitesh që nuk lëviznin dot të lirë në Europë, fituan të drejtën të lëvizin pa viza në vendet Shengen.
            Historia e tij si lider partiak e qeveritar ka 6 vite që është mbyllur.
            Bëri mirë apo bëri keq, sapo i humbi zgjedhjet dha dorheqje nga kryesimi i partisë.
            Shqiptarët nuk do të meren e të ankohen për çdo zgjedhje, se çfarë i bëri Enveri këtij vendi.
            Ka 6 vjet që po qeveris Edveri dhe e keqja është se kujton se mund të qeverisë edhe ai si Enveri duke i pasur të gjitha pushtetet e bile të emrojë edhe opozitën.
            Ai e quan veten “socialist”
            Meqë duket se je qejflli i socializmit nga urrejtja që ke për doktor Berishën, cili socialist që ka si kauzë politikat sociale, do të ishte dakord që një kryeministër i vendit më të varfër në Europë, ju heq30 mijë familjeve të varfëra ndihmën sociale e ju jep oligarkëve qindra miliona euro koncesione ?

          2. ne fakt salen e kthyen brapsht komunistat qe ishin akoma gjalle dhe tani jane ne politike. arma me e forte e socializmit te shekullit XX dhe XXI eshte mashtrimi dhe shantazhi, shkurt diktatura komuniste, rrotulloje si te duash.

  2. Sado burokratet e komisioneret (kryesisht me tendenca te majta politike) e qorruar te BEse te shkruajne raporte e rekomandime me levdata per shtetin Shqiptar, realiteti eshte si me siper – asgje konkrete nuk eshte arritur nga Shqiperia ne prioritetet kryesore qe i jane vendosur. Reformimi i drejtesise nuk ka arritur as ne gjysmen e procesit (qe vecse eshte ngadalesuar, sidomos tani qe Rama vendosi te ule fondet e procesit) ku gjykatat kryesore dhe institucionet ligjore nuk funksionojne dhe as nuk kane ndermend te vihen ne funksion se shpejti. Imagjino te kesh nje hall qe shkon ne gjykate te larte, dhe vec u shtohet dhjetera mijera ceshtjeve tjera qe do tu duhen vite te shqyertohen. Edi detyrat thote I ka bere, por ne realitet nota qe merr eshte perseri ngelese.

  3. A e tha ‘ GJERMANIA’ kete gje.. ? Mori fund ai muhabet , nuk hapen negociatat.
    Lapsi ka gjithmone te drejte.

    1. xixa ti han mut vetem kur te thhot negjmije vuqiq e nikoliq si rama,ju e beni mutin mjalt ose barin e nverit shpageti.o derr nje vend qe nuk ka gjykat kushtetuese,gjykat te lart,ku prokurorja zgjidhet ne menyr jo ligjore nuk esht htet por qenef.pra ti rama e maloku me te pa emerin jeni qenef.dhe nuk te ka faj as lapsi,as saliu por stalini qe ne qenef negjmije ju ngjizi .

  4. Qarte dhe paster: Nuk ka negociata pa rotacion. Kushdo e kupton kete po mos prisni ta gjeni te shkruar. Te huajt e din mire qe Shqiperia eshte gjithmone nje hap larg diktatures dhe prandaj e pelqejne rotacionin si test qe demokracia eshte akoma gjalle. Tani duket sikur kane shume dyshime qe diktatura po instalohet dhe do te presin e nxisin rotacionin me shume se kurre. E vetmja menyre per te kuptuar qe jemi ne demokraci nuk jane zgjedhjet por fitorja e opozites dhe ne Europe integrohesh vetem si demokraci.

  5. Moooos. Po rilin-idiotet hapet shampanjen . Po tani si tia vene prape tapen? Ah se harrova,ata kane 3 vjet qe e bejne kete pune.

  6. Nuk mendoj se nuk asht rotacioni zgjidhja e vetme per t’u hape bisedimet per n’EU!
    Po lulzon AUTOKRACIA DIKTATORIALE!

    1. Kurse ministri gjerman Roth tha komplet te kunderten po
      Lapsi qe rastesisht pa mendje dhe se solli ate lajm

  7. He more nga humben keta morrat e kuq ose Ruso Serbet, ky km qe ka shok te ngushte ate homon e Serbis pasi sic duket edhe vet esht homo, ku esht gjith ai gezim fallso, nuk genjehet populli me ty me o pallosh groshe, imagjinoje kush je ti shok i Spiro Palles asaj qe esht shefe e semaforve te Shpiperis, pthuuuuu rrace muti, zhdukuni sa s esht vone se do te ngrefin zvarr soc e tuj e le te tjeret qe i ke len pa buk ju ke prish shpiat i ke prish bizneset i ke fut ne burg , ke len te lir dhe po i liron kriminelet me te rrexikshem me gjoja ref ne drejtesi . Turp more gerdall e shek te ri,

  8. xixa ti han mut vetem kur te thhot negjmije vuqiq e nikoliq si rama,ju e beni mutin mjalt ose barin e nverit shpageti.o derr nje vend qe nuk ka gjykat kushtetuese,gjykat te lart,ku prokurorja zgjidhet ne menyr jo ligjore nuk esht htet por qenef.pra ti rama e maloku me te pa emerin jeni qenef.dhe nuk te ka faj as lapsi,as saliu por stalini qe ne qenef negjmije ju ngjizi .

  9. Rama tall penisin me tipat si ari dhe ata qe i ngjajne arit ne gjermani.Prandaj ari nuk duhet te nxehet me komentuesit e thjeshte per shkak te kesaj tallkarisje me te , por te perballet me organin .

  10. Deri mbreme fluturonin me -presh-ne sumet keta te ridhjerjes.Por edhe sot ne parlament .Por nuk ke se cfare te besh kur genjen shume vjen nje cast dhe i beson vete.

  11. keto i fut ne vathe merkeli po he, ketu do jemi e do qeshim kur shqiprine ta pranojne. do vrasi veten bushat loqja dhe shkullak koqja nga inati. po ashtu dhe zorraxhinjte e zenit qe vijne ketu e postojne per 2 lek

    1. Duke thene do vras veten ky prej inati i bie qe ti more zotri te kesh probleme serioze si ato te rames. Vizitohu

  12. Me qënë se nuk kemi plotsuar asnjë kusht, atëherë, komisioni ka vendosur të rekomandojë çeljen e negociatave pa asnjë kusht. Ne po kënaqemi me rekomandime vit për vit, edhe pse, në fund të fundit, marrim Noc rrokun dhe lesh me qime. Sundimtari ynë, sa herë që ngelim pas dere, ngre dolli e brohoret me ngazëllime. Po u hapên , do të shpall Ditë zie, me rop shpie.

  13. Celja e negociatave ka nje procedure. Pas raportit te Komisionit, eshte Keshilli i Ministrave te Jashtem te BE-se qe duhet te jape nje vendim unanim. E zeme se edhe ky stad u kalua, atehere duhet te shprehen parlamentet e 27 vendeve europiane (do ishin 28 me gjithe UK) dhe, nese qofte edhe nje nga vendet nuk e aprovon, negociatat nuk celen. Tani nje pyetje te thjeshte. Parlamenti hollandez ka 150 antare nga te cilet 105 votuan per rivendosjen e vizave per shqiptaret, mendoni se atyre 45 qe nuk votuan per rivendojen e vizave (mund te kete patur edhe abstenime, por le ta mendojme qe kane votuar kunder vendosjes se vozave 45 deputete) do i shtohen edhe 31 deputete (ose 1/3 e deputeteve qe votuan pro) per te celur negociatat me Shqiperine?! Vetem Shpetim Nazarko, Muc Nano, Iris Luarasi Laert Vasili e ndonje tjeter mund te kene kaq mend sa ta besojne dicka te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *