• |
ide | kryesore

Konfirmohen negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për një marrëveshje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat pranë qeverisë  njoftuan sot se mes mazhorancës dhe opozitës kanë nisur negociatat për një marrëveshje që synon të kthejë në normalitet situatën politike. Lapsi.al u interesua në radhët e opozitës që kanë konfirmuar se është e vërtetë që negociatat kanë nisur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Burimi pranë opozitës saktësoi se kërkesat mbeten të njëjta, komisionet hetimore për disa nga aferat e korrupsionit të qeverisë dhe reforma zgjedhore.

Mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të prodhojnë diçka konkrete, në mënyrë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Edhe seanca e kësaj të enjteje ishte e zhurmshme për shkak të protestës, ndërkohë që mazhoranca kaloi në një atmosferë të ngarkuar ligjet që kishte bërë gati, duke shpërfillur faktin se në sallë kishte vetëm 68 deputetë./Lapsi.al



10 Comments

  1. Basha udhëton drejt SHBA: Në OKB për të prezantuar rezolutën për Ukrainën,pse luli thirret ne OKB dhe nuk therrasin salihun e foltores? kush gjen pergjigjen e sakte ka nje udhetim falas ne fshatin turistik te shpellkareve Vicidol

  2. Shiko, Lulushi do te masakrohet ne zgjedhje me keq se ju morrat. Ai do zhduket e sebashku dhe shumica prej jush. Do iu mbetet te ringjallni Nanon pastaj, ta rifilloni ku e late.

  3. Filluan bisedimet me Ramen keta qe do ta rrezonin per dy jave ne shtator te 2022. Ky eshte revolucioni i Berishes dhe Metes. Jo vetem qe nuk beri revolucion por po i futet Rames te topet. Jo vetem qe nuk beri revolucion por tani do mbetet dhe pa foltoren se po ja merr Gaz Bardhi si i derguari i Bashes. Do mbetet vetem me Mulin dhe Albanen.

  4. Qellimi i Gazit me shok eshte qe duke share Bashen ti marrin Berishes foltoren. Berisha do rrij me Like floririn e Mona fallxhoren te 313.

  5. Të gjithë së bashku, të bindur se me Berishën në krye janë sërish të humbur në ballafaqim me Ramën, ata presin vetëm ditën e zgjedhjeve. Mbas humbjes së rradhës, ata mendojnë se Berisha do të largohet automatikisht. Sepse kështu ju “betohet” statuti i partisë. Por deri atëherë, Berisha do t’i ketë bërë sërish deputetë. Dhe si deputetë të opozitës së re, atyre do t’u duhet të presin e të shpresojnë se edhe pse ndodhi katër herë, nuk do të ketë një mandat të pestë për Ramën.O karucat e salihut jepni pergjigje per ate pyetje dhe jo per ate qe ju djeg,lulin

    1. Patronazhistet si gjithmonë në sulm !!
      Dikush që bëri pyetjen se pse shkon Luli e nuk shkon Saliu e morri pergjigjen po ashtu dhe tjetri që kërkon të njëjtën gjë.
      Përgjigje e qartë dhe vërtetë.
      Atyre që mendojnë që hyri PD në bisedime me PS e kërkojnë ku është revolucioni ju kujtoj 20 shkurtin që zgjoi njerëzit e perëndimin që i kërkojnë PS të lejojë opozitën në të drejtat e saj për kontrollin e qeverisë.
      Dhe bisedimet që do bëhet është fitore e PD.
      E përsa i përket atyreve që aludojnë që PD po e merr Bardhi ju them se sa të jetë Berisha nuk ka shanse edhe të mos të jetë ai atë do t’a gjykojnë anëtarët. Nëse kandidon dhe zgjedhin di të thotë që e meriton.
      Sidoqoftë kryesore është gara që te partia e patronazhisteve nuk ekziston!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *