• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Ç’ndodhi sot në Kuvend dhe çfarë e pret Sali Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali



Kuvendi në Tiranë miratoi sot me 75 vota pro kërkesën e SPAK-ut mbi autorizimin për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit. Pas shqyrtimit në Këshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, për këtë kërkesë u paraqitën dy raporte në Kuvend; raporti rekomandues i shumicës së deputetëve të këshillit dhe raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.

Të dy raportet jepnin konfirmimin për dhënien e autorizimit, ashtu si u shprehën edhe në mbledhjen e të hënës, dhe iu shpërndanë deputetëve të tjerë. Një grup deputetësh të opozitës protestuan edhe sot me përmbysje karrigesh dhe ndezje flakadanësh. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e ftoi zotin Berisha të merrte fjalën për të dhënë shpjegimet e veta, por ai nuk pranoi, ndërsa kërkonte që punonjësit e shërbimit të largoheshin nga salla, ndaj ajo nisi menjëherë votimin.

Lexo më tej: Dyshimet/ Kuvendi thotë “PO”, Berisha drejt arrestit në seli 

Zoti Berisha e cilësoi edhe vendimin e sotëm një akt të paligjshëm dhe antikushtetues, një sulm politik, që kryeministri Rama ka ndërmarrë ndaj tij dhe opozitës. Nga salla e Kuvendit me tym flakadanësh, ku socialistët votuan sërish për pak minuta materialet e radhës, zoti Berisha shkoi për të folur në tubimin para Kuvendit, ku ishin mbledhur përkrahës së tij, ku sërish theksoi korrupsionin e qeverisë Rama dhe arrogancën e shumicës socialiste

Më herët ai ka thënë se do të zbatonte vendimin e Kuvendit, nëse përmes tij autorizoheshin masat e sigurisë, por më pas tha se edhe ky hap i dytë i SPAK-ut ishte në vazhdim të masave të mëparshme, që ai i quan si antikushtetuese. Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim në seancën e vet plenare kërkesën e një grupi deputetësh lidhur me masat e sigurisë që SPAK-u ka vendosur ndaj zotit Berisha, si dhe interpretim të nenit të Kushtetutës, ku flitet për arrestimin e deputetit.

Gjykata tha se kërkesa nuk ishte formalisht e rregullt, se grupi i deputetëve nuk legjitimohej për të vënë në lëvizje gjykatën në çështje si konflikti i kompetencave dhe se pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre. Vendimi i Kuvendit tani i dërgohet SPAK-ut dhe ky i fundit i propozon Gjykatës së Posaçme GJKKO një masë të re sigurie për zotin Berisha, i cili nuk plotësoi masën e mëparshme detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore. Ish kryeministri Berisha është person në hetim në çështjen e procedurave të procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku dyshohet se ka favorizuar me akte te ndryshme dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, i cili u mbush më pas me një grup pallatesh./VOA



5 Comments

  1. Ky, ZERI AMERIKES, Nuk paska ndonje mendim pe veprimet antikushtetuse te parlamentit e organit kushtetues, por merret se cfare do beje Berisha. Berisha me siguri do beje ate qe thote e thone kushtetutat, biles edhe sipas asaj Amerikane, po Amerika a sheh se cbehet me ligjet e kushtetuten tone.Qendrime dy anesore te qellimshme ne interesa globalizmi ne dem te demokracise, nuk i sherben me opinionit per te ruajtur gjoja stabilitetin kur po shkelen ligjet e vendit.Andaj, cdo popull ka te drejten e vet te formave per te kerkuar qeverite, se boll me keshilla, fjale te mira,lajka e gure ne traste, na cuan tek pasaredhesit e komunisteve kriminele, qe per cudi kjo Amerike po i kreh koken.Rrevolta, demonstrata, e cdo lloj forme eshte e drejta tije e kurkush qe hiqen miq ne aparence, qe der me tash nuk ndihen e as jane ndier, te rrijne ne strofkat me korrupsionin qeveritar e te mos u ndihet zeri.Pritshmeria ka nji durim, por dhe fund, kur do flasin drejte EUROPA, eAMERIKA.

  2. Zeri i zonjes se bordellos , amerikes ti shkoji tymi drejt, sa per shqiptaret,…hala si ka mare lumi ,popull qe as hije nuk ben

  3. Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *