• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Kuvendi thotë “PO”, Berisha drejt arrestit në seli

Arkiva, Kryesore, Lajme



 Vota e Edi Ramës dhe ajo e 74 deputetëve të tjerë të shumicës së tij parlamentare mjaftuan për ti hapur rrugën arrestimit të Sali Berishës gjatë një senance surrogato, kur nuk u lexuan dot as raportet që e justifikonin një masë të tillë dhe as u dëgjua vetë deputeti që duhej të mbronte veten.

Me një urgjencë mbresëlënëse dhe brenda pak minutave u votua pika 3 të axhendës: “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit z. Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. 

Megjithëse emri i tij u thirr disa herë nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, Berisha rrefuzoi ta merrte fjalën pa larguar më parë dhjetra gardisë që kishin mësyrë në sallë. Grupi i opozitës ishte rrethuar prej tyre sikur të qe një bandë kriminale dhe askush nga deputetët demokratë nuk arritë të flasë. Kërkesa për të larguar gardën u interpretua me shpejtësi nga Lindita Nikolla si rrefuzim për të marë fjalën dhe menjëherë u kalua në një votim blitz që sipas socialistëve qe i mjaftueshëm për të hapu rrugën e arrestit të liderit të opozitës. 

Lexo me tej:

Berisha pas vendimit të Kuvendit: Opozita nuk do të shkatërrohet, Rama hyri nga vrima e miut 

Procedurës parlamentare i parapriu një vendim langaraq i Gjykatës Kushtetuese, e cila u zbyth përpara kërkesës së një grupi deputetësh për të interpretuar gjenezën e ashpërsimit të masave kundër Berishës. Ata kërkonin nëse quhet kufizim i lirisë të deputetit detyrimi i tij për tu paraqitur dhe anullimi i udhëtimeve jashtë shtetit që pati kërkuar SPAK. Por gjykata më sipërore e vendit rrefuzoi ta interpretojë këtë konflikt, duke i hapur rrugë arrestimit.

Pas asaj SPAK “zbuloi” një praktikë të tërthortë për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit Berisha pa paraqitur prova kundër tij ashtu sikurse e kërkon ligji.

Një truk i prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai që kishin vendosur paraprakisht të kufizonin lirinë e deputetit në fjalë pa pyetur parlamentin, tani i kërkonte kuvendit masë më të rëndë ndaj Berishës, që e kishte quajtur të paligjshëm detyrimin e paraqitjes dhe marrjen e pasaportës. Duke pretenduar se lideri i PD e kishte sfiduar me mosparaqitje, SPAK kërkoi arrestimin si një masë më të rëndë. Por me këtë lëvizje tinzare, ai krijoi precedentin e rrezikshëm që deputeti mund të zhvishet nga imuniteti edhe nëse prokurorët nuk sjellin prova. Pra, deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka kufizuar lirinë e një deputeti, në këtë rast liderit të opozitës, duke anashkaluar parlamentin dhe e pastaj ka përdorur këtë “risi” si një rast për të kërkuar arrestimin, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova.

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Kjo procedurë shkeleshko u kalu në heshtje nga Kushtetuesja dhe u çertifikua nga mazhoranca e Edi Ramës.

Por hapat e dyshimta të kësaj sage nuk përfundojnë këtu. Që në fillim të këtij procesi, masën ndaj Berishës e mori një gjykatëse e dyshuar për konflikt interesi, si Irena Gjoka, pasi ishte shkarkuar me firmën personale të ish-presidentit (1992 -1997).

GJKKO nuk e mori parasysh pretendimin e palës mbrojtëse për largimin e saj. madje më keq akoma, kur avokatët e Berishës u larguan në shenjë proteste, ajo caktoi dy karagjozë si avokatë kryesisht. I pari Artan Simoni që morri përsipër të mbronte liderin demokrat e kishte quajtur atë publikisht: “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”. Pasi u diskredidua për këtë teatër ai u largua nga mbrojtja. Por çështja u shndërrua në karagjozllëk kur, përsëri, drejtësia e re dhe e pavarur caktoi për të mbrojtur Berishën, Valentina Todoreskun, e cila përmbyste me like në facebook Edi Ramën dhe bënte atyr thirrje për mbërritjen e orës së burgut për Saliun. Pra në harkun e dy muajve një proces që duhej të qe farmaceutikisht i pavarur rezultoi përditë e më shumë i politizuar.

Pikërisht këto i kanë bërë deputetë demokratë që kanë qenë të ashpër me Berishën dhe që gjithnjë janë shprehur për SPAK, të vënë në dyshim këtë proces. “Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, u  shpreh Gaz Bardhi, mënjëherë pas votimit në kuvend.

Edhe idhtari i drejtësisë së amerikanëve, Agron Gjekmarkaj reagoi ashpër: “Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesën më të madhe të opozitës. Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik. Pritëm që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re. Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma. Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur, të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres. Një vend ku të votuar nga populli opozitar përdoren nga pushteti, është një vend në krizë të thellë etike, aq shumë të tillë sa propozohen bash nga këta, ligje që opozita të dënohet me burg nëse bën denoncime”.

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Gjithësesi tani është fakt se brenda mksimumi pesë ditësh Sali Berisha do të shkojë drejt arrestit (më shumë mundësi shtëpiak për shkak të moshës). Pak orë pasi Parlamenti miratoi me 75 vota pro autorizimin e SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme vendimin që njofton zyrtarisht heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

“Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bashkëlidhur ju dërgojmë: Vendim nr. 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorise sẽ Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.” E vetmja gjë që nuk është vendosur ende është nëse Berisha do të izolohet në shtëpinë e tij, apo nëse ai do të zgjedhë ta kalojë masën e shtrënguar të sigurimit në zyrë.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Berisha thirri mbështetsit e tij me thirrjen:
    – O sot o kurrë!
    Dhe ata ju përgjigjën:
    – KURRË!
    Dhe patronazhistët do bëjnë qejf dhe nja 30 vjet të tjerë.

      1. Dhe unë do të vazhdoj të ha sufllaqe .
        Ju të SHQUP ta shihni në ëndërr byrekun me gjizë të prishur.

    1. Si thoshin disa me ironi ketu… Lu peshkatari.
      E pat se c te ben Lu-ja!!!
      Ti vesh breket nga koka.

    2. Si nuk e rruajti asnje sot.
      Si nuk dolen ata trimat, qe i perbetoheshin saliut. Qe i thoshin jemi gati te marim kallashin e te vdesim per ty.
      Po ata trimat e internetit qe ca nuk do benin po te prekej baba.
      Po trimat komentues te Lapsit. Qe pellisnin ketu duke then qe ja po afron dita. Dhe keni per ta pare se ca do ju bejm.
      Eh ka trima dynjaja.

  2. Sa me pelqen ai Mul Noka. E kryen ne menyre shembullore punen e punonjesit komunal. Mbledh karrige, ndez tymuse si ne stadium. Dhe mbi te gjitha merr edhe rroge te mire. Pika qe sju bie ne koke. Me berishe dhe Mulin do merrni pushtetin?

  3. Diktatura erdhi ! Tani mbas Berishës e kanë rradhën të gjithë opozitarët e tjerë dhe në fund vetë njerzit e zakonshëm që gjatë gjithë kohës bënë sehirxhiun dhe indiferentin. … Ndërkohë syleshët merren me “krimet e Berishës dhe Like “floririt””.

    Kush pati mënd i pa herët se kush janë sataniket e kuq në pushtet. T’i mbani me shëndet !!

  4. Armiku i popullit
    Jam nje demokrar pa as edhe nje teser parie
    Kam shume tituj apo epitete
    Por te paligjeruara ligjerisht
    Nje familje luftetaresh per demokraci liri dhe trashegimni kulturore showerore
    Jam familje presekuruar dhe e perndjekur politikish ne egzistencen prezente te politikes se erette politikaneve te shqiperis ne kpjedestalin e kuadrine 110 vjetorit te themelimit te shtetit shqipetar
    Prejardhje e nje shteti me kulture te varfer dhe me nacjonalizma te diferencuara
    Sjellin pasojat e nje weverisjeje
    DISFATISTE
    Kejo ndodhi me demokracine ne Shqiperi
    Partia demokatrike e shqiperis
    Bas kriesore e sigurimit te shtetit shqipetar shtremberoi dhe zbatoi ligjet e makabres komoniste
    Alla Shqipetarce
    Nen drejtimin e krie spijunit ZSali Berisha Sali berisha duhet te futet dhe te vdese ne burg Sali Berisha ne emer te demokracis shkateroi vendin
    Burgosi te denuarit politik Zbatoi ligjin 7501 ku toka u be shteterorec dhe vetem dhenderi i tij quhej pronar Shiti armatimin ushtarak
    Hapi luften ne 97
    Jane vrare mijera njerez per problemin e tokes
    Fuqizoi ekonomikidht komunistet
    Pra per te gjitha keto krime e shum te tjera Sali berisha duhet te vdese ne burg
    Qe demokracia dhe populli shqipetar te marin frime lirisht
    Tu konfiksohen te dhitha pasurit fhe familja e tij te largohet ngashqiperia
    Si

    1. Ti siper luftetari i liris! Saliun po e denojn per mustaqet e celos qe kshu lexo shtypin e 2023 leri kto idiotsit se seriozisht na keni hapur barkun! Keni 13 vjet qe ju vjedhin bijt e atyre qe je luftuar ti luftetari i liris edhe akoma inatin me saliun ! E di psd e keni inat sepse jenj me mendime dnveriste! Sdoni as verioret dhe as shqiptaret e dardanis! Jeni racista dhe pike! Ik tani shijoni edin dhe sundimin e tij dhe mos u ankonj se ju dhe bar hani po te keni kta narkot nd krye! Popull i trash! Jeni ne 2023 pa opozit dhe mendoni se vut drejtsin ne vend! Ashtu si bubrreca do shtypeni vrimave! Injoranta dhe barkthar!

  5. Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur.

    1. Berisha u krojt me ate majmunen e verdhe, dhe majmunia e verdhe me karministrin shqiptar ia gjeten vendin. Bravo Edi Rama, bleve dhe Ameriken, ato gojedhenat per valixhe me dollare u vertetuan me gjyqin e atij kryespiunit njujorkez. Aleksin e sorosit po e ke vellame publik. Bravo Edi! Shqiptaret i ke pasur me vete qe ne gen, ata nuk kishe nevoje t’i blije, te qire nga cdo pushtues i huaj ne mijera vjet, kane 111 vjet (ata brenda kufijve) qe kane vendosur te qihen rregullisht me burra shteti shqiptare (vidi gjermanin perjashtuar). Bravo Edi, respekt! Sa per Berishen, fundi i merituar i nje te paafti kronik.

  6. Non-grata eshte kancer per shqiprine. Pa dhene llogari ai ne gjykate nuk do kete ndarje perfundimtare nga tranzicioni dhe nga kaosi qe non-grata ka mbjelle. Nese do duam te integrohemi ne BE, non-grata duhet gjykohet per akuzat, si ne c’do vend normal.

    Shpellaret dhe barbaret e non-grates nuk kuptojne nga ligji dhe per me teper as nuk i pjerdh njeri. Atyure ju them vetem kaq: “Fiksojeni kete akronim: SPAK (me shkronja kapitale.)”

  7. Në mendimet e tij si familiar i devotshëm mund të ketë ngecur një ide e tillë si mburoja e fundit për të afërmit e tij;

    Në mendimet e tij heroike mund të jetë çimentuar një ide e tillë si shërbimi i fundit që i bën PD së tij…
    Vetëm se, si me byzylyqe, si i mbyllur në shtëpi, si i mbyllur në birucë, si i (vet)mbyllur në Tufinë, Berisha nuk i hyn më në punë askujt.

    As partisë. As shoqërisë. As kujtimeve. Ndoshta vetëm hakmarrësve…dhe historisë, si paralajmërim për të singjashmit e tij.

  8. Tregim i shkurter fantastiko shkencor

    Tetor 2024, non-grata me pizhame ne qeli duke dhene interviste per Fevzon.

    Fevzoja paksa i prekur e pyet: Si e kaloni kohen ketu zoti S.B.?

    SB: Diten bej palester kurse mbremjeve spathi me cunat.

    1. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

      “Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”

  9. Zakonisht në kullën e ngujimit të gjakmarrjes, dorëzohej vrasësi, dhe tregonte si e kishte vrarë hasmin. Dhe nëse e kishte vrarë sipas rregullave, thirrej dhe familja viktimë për t’i pajtuar. Por Berisha është dorëzuar si një vrasës që nuk pranon krimin. Madje as reflekton për krimet që ka bërë dhe as i rrëfen ato. Do thjesht t’i iki dënimit.

    Përpjekja e tij për t’u mbyllur në kullën e ngujimit, në një ndërtesë që nuk i përket as atij, as familjes së tij politike, me shpresë se dikush do trokasë të negociojë fatin e tij, është iluzion i rremë”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *