• |
ide | kryesore

Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Arkiva, Kryesore, Lajme
SPAK



Seanca e sotme në komisionin e mandateve dëshmoi edhe njëherë se një dosje e dyshimtë, si ajo e privatizimit të klubit Partizani nuk po trajtohet si zbardhja e një afere të dyshuar si korruptive. Nuk ka dyshim se shumë shqiptarë mund të kërkojnë të dinë të vërtetën se si dhe sa ka përfituar dhëndëri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbar Malltezi, që nga pronar i një trualli me mbi 100 m2, doli nga kjo histori me mbi 5 milionë euro. Shumë të tjerë duan të kuptojnë se deri në ç’pikë e ka ndihmuar vjehërri, i gjithë pushtetshëm, burrin e vajzës së tij? Mbi këtë aferë të denoncuar prej vitesh ka shumë dilema dhe dyshime që mund ti zbardhte vetëm një drejtësi e pavarur.

Por dalja publikisht, në sallën e parlamentit, e dy prokurorëve që kërkuan arrestimin e Berishës, ka rritur dyshimet për mos zhvillimin e një procesi të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshëm.

LEXO ME TEJ: 

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai (së cilës nuk i’u ndje zëri i gojës, vetëm servirte letrat që nuk i gjente dot ish-shefi), treguan përpara komisionit të imuniteteve arrogancë që fshihte mungesën e profesionalizmit. Ata i përgjigjeshin thatë dhe pa argumenta avokatëve mbrojtës së Berishës (ky i fundit nuk ishte prezent në sallë). Kur Genc Gjokutaj i pyeti se pse ata kishin paraqitur në kërkesën e tyre si argument të korrupsionit të  Berishës, ndryshimin e destinacionit të truallit sportiv në tokë ndërtimi, kur dihej se një gjë të tillë se kishte bërë ish-kryeministri por Rama si kryebashkiak, prokurori u përgjigj: “kjo s’ka lidhje me imunitetin e Berishës për të cilin po diskutojmë sot”. 

Më kot avokati insistoi se ishte SPAK që e kishte vënë këtë fakt në relacionin dërguar kuvendit dhe se kjo bëhej për të sugjestionuar deputetët, askush nuk i dha përgjigje. Po me të njëjtën lehtësi deputetët socialistë rrëzuan edhe kërkesën, në dukje logjike të avokatëve, që më parë të prisnin një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e masave kufizuese ndaj deputetit Berisha. Boll të shikoje mirësjelljen dashamirëse të rilindasve me Arben Krajën dhe padurimin foshnjor që tregonte Lindita Nikolla kur e merrnin fjalën avokatët, për të kuptuar tingujt që rezononin mes palëve. 

Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për Berishën

Po ta shohësh çështjen jo vetëm nga aspekti formal i komunikimit por edhe nga koklavitja e argumentave ligjorë, duket sikur ka një rakordim mes SPAK dhe mazhorancës për të goditur liderin e opozitës. E këtu vijmë tek shkelja më e madhe që po e bëjnë të dy palët në rakordim. Ligji shqiptar e kërkon që heqja e imunitetit të deputetit të bëhet pasi prokuroria servir prova bindëse për këtë. Por kjo gjë nuk ndodhi në seancën e sotme. Një truk ligjor i SPAK, që kishte vendosur paraprakisht të kufizonte lirinë e deputetit në fjalë pa pyetur parlamentin, tani i kërkonte kuvendit masë më të rëndë ndaj Berishës, që e kishte quajtur të paligjshëm detyrimin e paraqitjes dhe marrjen e pasaportës. Duke pretenduar se lideri i PD e kishte sfiduar me mosparaqitje, SPAK kërkoi arrestimin si një masë më të rëndë. Por me këtë lëvizje tinzare, ai krijoi precedentin e rrezikshëm që deputeti mund të zhvishet nga imuniteti edhe nëse prokurorët nuk sjellin prova. Natyrisht për këtë duhet bashkëveprimi i drejtësisë së re me të zgjedhurit e pushtetit, por gjatë seancës u duk se ai nuk mungonte. Kjo përputhje prokurorë politikanë, u pa qartë edhe tek standardet e dyfishta të përdorura. Në rastin e Saimir Tahirit parlamenti i “lejoi” drejtësisë që të kufizonte lirinë e lëvizjes së deputetit. Në rastin e Berishës deputetët mbajtën qëndrim se kjo është një e drejtë e SPAK dhe si takon atyre të vendosin.  Pra, deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka kufizuar lirinë e një deputeti, në këtë rast liderit të opozitës, duke anashkaluar parlamentin dhe e pastaj ka përdorur këtë “risi” si një rast për të kërkuar arrestimin, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova.

Këto janë anët e errëta që u panë vetëm këtë të hënë. Po ti shtosh atyre se, që në fillim, masën ndaj Berishës e mori një gjykatëse e dyshuar për konflikt interesi si Irena Gjoka, pasi ishte shkarkuar me firmën personale të ishipresidentit (1992 -1997). Po të vazhdosh më tej me faktin se gjykata e rrëzoi pretendimin për largimin e saj. Po të theksosh se, pas kësaj, Berishës iu vunë dy palaço si avokatë për ta mbrojtur kryesisht, ndërkohë që ata ishin deklaruar publikisht si kundërshtarë të tij, madje një karagjoze që duhej ta mbronte shkruante tekste publike pro arrestimit të tij, pra po ti shohësh të gjitha këto, dyshimet për degradimin drejt një procesi farsë bëhen të mëdha. Dhe kjo e gjitha për hir të SPAK- t që vepron me nxitimin aprofesional që buron nga urdhërat.

Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve të posaçme

Pikërisht kjo sjellje e politizuar po e vret që pa nisur dosjen Partizani. Ndërkohë që aty ka dyshime reale për abuzim dhe korrupsion, SPAK po ua pamundëson shqiptarëve hedhjen e dritës mbi të. Pasi më shumë sesa të bëjë drejtësi, ndoshta i intereson goditja e Berishës. Kjo me sa duket do të ndodhë dhe të enjten ku parlamenti, me votat e PS, pritet ti hapë rrugë arrestimit të kreut të PD. 

©Lapsi.al 



50 Comments

  1. Ringritja e kombit arberor eshte e pandalshme .Me ndihmen e aleateve gjigande ShBA dhe BE ,Shqiperia do zhvillohet pa korrupsjon dhe prapambetje .

      1. Unë them të vazhdojë mosbindja civile deri në përmbysjen e regjimit të Ramutit, deri në vitin 2050.
        Pastaj, Berisha kryeministër.
        O sa qef.

    1. Pobo sufllaqe po. Pa diskutim se ne SHBA Ddhe BE as qe e njohin korrupsionin, biles as kuptimin nuk ia dine kesaj fjale se kane kaluar shekuj qe nuk ka korrupsion. Keshtu si ky i ores 18:09 mund te mendoje vetem nje bir besnik i partise ose nje idiot noterik qe nuk kupton asgje. Mendoj se ky i ores 18:09 i ka te dyja dhe vec ketyre eshte edhe nje pabuks qe e shet shume lire te pasmen e tij.

    2. Nuk ka dyshim qe jane amerikanet me arrogancen e tyre mbrapa gjithshkaje prandaj edhe Spaku ben gafa te tilla elementare

    3. Koha ka ardhur që 13 vite përpara që Shqiptarët ti harronin këta tipa si Berisha që kanë mbetur nëpër këmbë si pordha në benevrekë. Që mendojnë se çoq janë që nuk bëjmë dot pa ta, që janë të pikuar nga qielli. Është koha të marrim frymë pa këta vjetërsira, dhe është koha që këta të paguajnë për ata njerëz të pafajshëm që kanë vrarë.

      1. Po merr frymë sa të duash me ramen doshin bashen arlind qorrin lapajn nisma thurrje etj ajroses te parfumosur nga i gjati
        Por 600 mijë vota nuk i mori me zor berisha o kar

    4. Ju koqet e lapsit po beni te pamunduren qe akuzen qe SKAP i bene bosit tuaj Sali komunistit ta quani politike por populli nuk genjehet kollaj. Tashme çdo gje mori fund,Sali komunisti krimineli vrases dhe non grata do japi llogari per gjithe krimet qe ka bere.

    5. Po ku e sheh ti more GOMAR E SHKUAR GOMARIT ngritjen????

      Me nje debile si Lindita Nikolla e shpurra e rrugaceve hajdute ministre ???

    6. Qeverinë e Edi Ramës e qeveriska Berisha!!! Ndaj është i pafajshëm…
      Nga Basir Çollaku – 09:27, 19/12/2023

      Shqipërinë me kanabis në 2014 e më pas e mbolli Berisha.

      Trafikun e heroinës e kokainës e rriti në tonelata Berisha.

      Koncensionin e checkup e dha Berisha.

      Sterilizimin e dha si koncension Berisha.

      Inceneratorët e Fierit, Elbasanit, Tiranës që marrin 80 mijë euro në ditë, i dha si PPP Berisha.

      17 vendime të qeverisë Rama për djegësit në një ditë i mori Berisha.

      Fondet evropiane të projekteve të bujqësisë i vodhi Berisha

      Megavjedhjen e Portit të Durrësit e bëri Berisha.

      Anijet për skrap në Vlorë, që prodhojnë zero kilovat energji, por marrin 80 mijë dollarë në ditë, i solli Berisha.

      Teatrin Kombëtar e shembi Berisha dhe ligjin për Fushën e bëri Berisha.

      Pastrimin e parave në miliarda euro tre vitet e fundit e bën Berisha.

      Korruptimin e Charles McGonigal, drejtorit të dënuar të kundërzbulimit të FBI, e bëri Berisha.

      Bazat detare për biznes në ministrinë e Xhaçkës i dha Berisha.

      Tenderat 20 milionë euro një kilometër rrugë i jep Berisha..

      Saimir Tahiri u mor me trafiqe se i tha Berisha.

      Geron Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës, u dënua për trafik ndërkombëtar droge se punoi për Berishën.

      Taulant Balla akuzohet për shumë lidhje të botës së zezë se punon për Berishën.

      Call-centerat e mashtrimit miliarda euro, ku është përfshirë Olsi Rama, i ka në pronësi Berisha.

      Të dhënat personale të 900 mijë shqiptarëve i vodhi nga sistemi Berisha.

      Patronazhistët e Ramës dhe vjedhësit elektoralë i zgjodhi Berisha.

      Telefonat e kriptuar SKY-Encro të dosjes Metamorfoza, ministrave të Ramës dhe zyrtarëve të tij, ua ka dhënë Berisha..

      Sistemin TIMS, të sallatosur nga njerëzit e Ramës e Ballës, e shkatërroi Berisha.

      E plot afera korruptive nga viti 2013 e deri më sot i ka bërë të gjitha Berisha si kryeministër i qeverisë Rama..!!

      Qindra mijë eurot në tubave të aspirimit të zyrtares së Mjedisit i fshehu Berisha.

      Lefter Kokën, Arben Ahmetajn e Alqi Bllakon i emëroi Berisha…

      E sa e sa të tjera…

      Ndaj Rama është i pafajshëm…

      © SYRI.net

  2. Perfaqesuesit e mazhorances, si perdredhes se ligjit, sic thote populli, ligjin e ben maliqi, po tregohet qarte ne kte mizanskene karagjozo plitike.Qartrte fare se asPAKU eshte vegel ne sherbim te partise ,qeverise te sektit.Nga dita ne dite organi aSPAK, eshte degjeneruar ne interesa politike.Turpi e pa fytyresia e ketij pushteti te degjeneruar.Andaj si qytetar, opozitar me qeverite, theme me plot goje,e besim se me kete pushtet e drejtesi te kapur e te dirigjuar, jam e do jeme ne cdo proteste ndaj padrejtesive qe shohim e degjojme, te tera ne, populli i kemi ne kurriz, andaj jam, do jem anti ketij pushteti qe bie ere te se kaluares nga trashegimtaret e tyre.Vetem protestat, ne co lloj duhet per ti dhene fund ketij pushtimi nga tradhetaret, hajdutet e devijuesit e demokracise.

  3. Berisha e ka hak kete qe po i bejne sepse ne vitin 1992 kur mori pushtetin dhe te gjithe prisnin

    qe ata qe vrane e persekutuan me keq se nazistet per 45 vjet popullin shqiprtar te pergjigjeshin

    per ato krime monstruoze, Berisha doli me slloganin “Te gjithe bashkevuajtes, te gjithe fajtore” duke

    barazuar kriminelet me viktimat. Keshtu kriminelet komuniste u reabilituan, nuk denjuan as te kerkonin

    falje, nuk shfaqen asnje shenje pendese per terrorin 45 vjecar, partia e tyre ruajti godinen, strukturen

    ,gazeten, organizimin dhe tani pas 33 vjetesh nga fitorja e pluralizmin bijte e atyre monstrave ne pushtet

    po kerkojne te zhbejne demokracine dhe pluralizmin, te shuajne opoziten dhe me te gjithe forcen e

    pusshtetit ti bien popullit opozitar qe tia bejne jeten te pamundur me qellimin e vetem per ta

    zbuar nga Shqiperia.

    1. Bravo, i ke rene pikes. U dalshin neper hunde horrave te kuq te mirat qe i kane vjedhur shqiptareve! Dhe Berishes shume mire t’i behet, se pati tre shanse dhe te treja i dogji, pa harruar foltoren me te cilen duhet te rikrijonte opozite e jo te mbronte menderet e fisit te vet

  4. I pa meshireshmi
    Krie komunisti Sali Berisha sesht i pa mend
    Sali brrishi mbrojti klasen politike te rregjimit komunist
    Saliu Rramizin dhe Nexhmien i denoi me arest shtepie dhe per nje pako ksfe
    Keshtu qe e ka bere venbi por te mos u denur per hajdutlleqet dhe krimet we ka bere e po ben
    Mbasi ne shwiperi nuk ka nderur sistemi
    Vetem sa eshte tradformur sistemi
    Nga sistem komunist ne sistem seperatist
    Mos u cfitni
    Historia e politikes se shqiperis esht nje thesar rrenjqethes i eresires se veretes

  5. Une nuk kuptoj e nuk do ta kuptoj kurre se perse qytetari Sali Berisha nuk deshireon te perballet me gjykaten shqiptare, e cila eshte e formesuar nge metaliteti i ketij burri per drejtesine e une e shume te tjere si une perballemi me gjykaten qe te teresi eshte nje palo gjykate per çdo çeshtje e zvaritemi pa fund ne dyert e drejtesise qe vetem drejtesi nuk jep. Berisha te perballet me drejtesine e te tregoj se moralisht e ka nje fije burrni e te jape vete dorheqjen nga imuniteti i deputetit. Eshte teresisht e pahijshme qe nje burre shteti i shmanget drejtesise si frikacak.

    1. Frikacak!? Berisha??

      Mu para parlamentit , ne shesh të mejdanit e ke cdo ditë!

      Ore kar në tiranë jeton apo të kan fluturuar trutë?

      Ca ke pi astrit bilja se qenke bibileps

  6. Ky popull kurvë të ha mutin mu në bythë, venë e votojnë si delet ramën. Skanë pikë gjaku , reagimi zero

  7. Pjerdhje Lapsi,

    Beni sikur perdorni logjiken nderkohe qe gjithe arsyetimi juaj eshte i njeanshem !

    Prokuroret nuk kishin shkuar ne parlament per te vertetuar fajesine e Sales. Kishin shjkuar thjesht te kerkonin forcimin e masave meqe ky nuk pranoi te zbatonte urdhrat e gjykates ! Ka 2 urdhra gjykate per kete pune – qe zoteria nuk pranoi te zbatonte.

    Kaq e thjeshte ishte puna, e kaq argumentuan ata, megjithe perpjekjet e avokateve te Sales qe te kthenin parlamentin ne salle gjyqi !

    Spaku nuk ka asnje motiv per t’a politizuar ceshtjen. Kete motiv e ka Sala, dhe ju qe beni sikur jeni te paanshem ne kete ceshtje !

    1. Kujto rastin e drurit te shtrember Tahiri, o Ju. Ne fillim Rama doli me teorine qe duhej arrestuar, por kur Tahiri doli te Opinioni, pas mesazheve te koduara qe i coi shefit, ndryshoi cdo gje dhe komisioni i mandateve kerkonte prova si te ishte gjykate. Po Beqaj, ka vjedhur apo jo? Mire se Kokes ia futi, po Veliaj qe ka me shume firma se ore pune ne jeten e vet, pse nuk merret ne pyetje nga SPAK? Apo ashtu eshte nje pune…

      1. Se kush ka vjedhur e kush duhet te perfundoje ne burg, qofte ky bythe e Berishes, Beqajt, Tahirit, Rames a e ndonje tjetri, kete duhet t’a vendose gjykata, jo komisioni i ligjeve, e aq me pak 100 veta ne rruge.

        Ne s’te pelqen prokurori, meso te presesh vendimin e gjykates. Ne s’te pelqen vendimi i gjykates bej apel, madje shko deri ne Strasburg (sic shkuan ata te 11 janarit).

        Nese do Albanistan dhe 100 vjet te tjera, veri flaken spakut e gjykatave, dhe do t’ja arrish qellimit

        Nqs s’pelqen te vendose

        1. O kar për çfarë gjykatash flet!!!!!?

          Ka 2 vjet që gjykata nuk jep vendim se kujt i takon logoja dhe vula e PD, një gjë kaq e thjeshtë, që zvaritet vetëm me qëllimin që ky vend të mos ketë opozitë!

        2. 1 milion kanë ikur se nuk u pëlqen ky vend i ridhjerë nga rama.
          2013 2023, ne shqipëri jane 1 milion minus njerëz.

          Ky eshte votimi plebishitar i pjeses më të rëndësishme të shqiptatëve , asaj që do ndryishim dhe qe punon. Këtu po mbesin kryesisht patronazhistë administratë pensioniste dhe ata ne ekspuls.
          Sondazhi tregoi qe 80% e te rinjve duan të ikin

          Kuptohet edhe kalamajt e skapisteve me rroga 5 milion në muaj

    2. Çmotiv ka spaku këtë po e shohin gjithë shqiptarët

      Firma e ramës për tjetersimin nga objekt sporti në truall, por fajin e ka berisha!!

      Ah po ka faj malltezi dhe te tjeret sepse u rikthye toka e vet !

      Ore kar , pse kujton qe spaku u bë per drejtesi!!! Vetem ju karat e ridhjerjes nuk e kuptoni qe rama nuk është burrë i mirë por një bastard që vjedh vjedh dhe vetem vjedh, por burgun e bejne te tjeret

  8. As televizionet e Ramës, as ato të Berishës, nuk sjellin në vëmendje se çfarë ka thënë këto ditë lart e poshtë nëpër Shqipëri dhe në konferenca shtypi Sali Berisha, i cili trimërohej se kishte qenë ai iniciatori i zhveshjes nga privilegji i mandatit të deputetit dhe sot vajti u fsheh si frikacak.ShkulLlak mos u merzit per serbin salih,ti se ke problem te gjesh nje shef te ri e ke treguar me kohe,nano metaj salihu mendo dhe shiko te ardhmen tende vila 570 mije euro duhet paguar.

    1. Pse Argita është zgjedhje ideale. Është zgjedhje ideale sepse ajo është kisha e radhës që mund ti besojnë sepse është brenda berishizmit. Gjithashtu ajo është e vetmja që mund të mbledhë borxhet e doktorit”

  9. PASURIA E GAZETARËVE DHE PREZANTUESVE (në Shqipëri, ku rroga minimale është $380 neto)

    Blendi Fevziu – $2.5 milion
    Ben Blushi – $2.1 milion
    Sokol Balla – $1.5 milion
    Arbana Osmani -$1.5milion
    Alketa Vejsiu – $1.1 milion
    Ermal Mamaqi & Amarda Toska – $1.2 milion
    Xhemi Shehu – $500.000

    * Për një postim reklame në Instagramin e saj Arbana Osmani nuk merr më pak se 1500 euro.

    1. Ndërkohë që kasta politiko-mediatike ndajnë me pabarazi pasuritë publike, dhe favore mes tyre, populli i papunë apo me rroga mizerabël (edhe pse të diplomuar e të talentuar) çohet në protesta për hallet e Saliut, Metës apo Ramës, apo për karriget e pushtetit të këtyre! Suksese në jetë o popull!

      1. Dhe Gaz Paja me punë aktor në Portokalli (rrogëtar), u bë investitor strategjik, kuptohet duke qënë anëtar i Rilindjes PS dhe xhaketë mbajtës i Lali Erit). Ja si ndahen pasuritë dhe favoret për shembull.

        1. O Show Bizzi! Ke harruar dhe Mero Bazen! Si bëri pastrim paraje me Beson e Tajvanit që ja shiti gazetën Tema për 500 mij Euro dhe ja bleu pas 3 muajsh për 50 mij Euro?

    2. O Show Bizzi, axhornoe listën se s’ka mundësi që Fevziu të ketë $2.5 milion pasuri. Me siguri ka dhjetë fish më shumë. Paska Ben Blushi 2.1 që u pasurua kur qe drejtor në Top channel, dhe paska Fevzo 2.5 që ka 30 vite në TV Klan që i lëpin bythën të gjithë pushteteve?! Edhe Arjan Çani me siguri ka më shumë se Fevzo.

  10. Une mendoj qe nuk eshte faji i gjykates qe Sala vendosi te ndjeke rruge joligjore per te marre vulen e partise. Por ky eshte mendim personal, e ne fund, do a s’do ti, kete gjykata do ta vendose.

    Nqs nuk te pelqejne gjykatat, nqri nje plateforme politike, propozo nje reforme me te mire drejtesie e kerko voten e popullit.

    Rruge tjeter nuk ke.

    Nqs Sala, ca si Lapsi e te tjere i fryjne fyellit te protestave a mosbindjes civile qe me demek do sjellin te drejten ne vend, tashme eshte e qarte qe ne Shqiperi nuk ka me njerez qe i ndjekin, e as nderkombetaret nuk do t’i lene.

    Sala eshte ne hall te tij, se nuk i la mbetur gur tjeter ne dore. Puna ketu eshte qe te mos marre dhe gjithe opoziten me vete ne varr, se koston e kesaj do t’a paguajme te gjithe – ne fakt po e paguajme qe tani, me abuzimet pa fund te Rames!

  11. Departamenti i shtetit per berishen thote qe prova kemi por nuk i themi!
    Per ramen nuk ka nevoje te na i thote se i dime (bilali mc conigal) etj!
    Rama thote qe berisha duhet te futet ne burg sepse na e kerkon amerika!
    Sipas lapsit, spaku po kerkon arrestimin e berishes pa prova sepse ashtu e ka vendos!
    Korrupsion ka por akoma nuk e dime se si e qysh, perfundon lapsi!
    Dmth, ramen aty e kemi por hajde te gjejme prova per berishen!

  12. PD ka qenë 15 vjet në pushtet, mund ta kishte luftuar komunizmin. Kur është në pushtet rri me oligarkët, rri me “intelektualët” edhe me ish spiunët e sigurimit. Kur del në opozitë, merret me komunizmin. Kujt i thotë, një 18 vjeçari i flet për komunizmin?!Shpellkare e maloku merruni me serbin salih sepse ai ju ka shkerdhy trute tuaja dhe fisit tuaj.me vone do e kuptoni dhe do falenderoni Spakun.

  13. Nuk ka për ta kuptuar që ajo protestë e djeshme, tregoi që është cub pa përkrahje. Qoftë amerikaneët, qoftë Rama kanë lexuar që është person në zhdukje, specie në zhdukje, kjo zhdukje duhet të ndodhë. Berisha ka uzurpuar opozitën, vendi sot është në krizë. Shqipëria do të shpëtojë kur Berisha të largohet nga politika.

  14. Blinken:
    Berisha shpallet non grata per korrupsion madhor dhe minim te demokracise,
    Berisha:
    Me jepni nje prove dhe un largohem nga politika,
    Blinken:
    Me vjen keq por nuk flasim me non gratat dhe per non gratat.
    Rama:
    Gure te rende i kemi varur amerikes,
    Duhet patjeter tja heqim.

  15. Do te ishte mire qe njiSPAK SI KY I JONI TA KISHIN NE AMERIKE, SI BRUME E SI KUPTIM.VEPRIM, e do shihnit se ci bejne amerikanet padrejtesise.Andaj, punet e politiken e vet ata, Amerikanet di e e nuk shkelin ligjet e kushtetuten jane rigoroze, ndersa tek ne, si brume, te korruptuar e politike, jane te tera institucionet te pushtuara.Ju, komentues servile, patronazhiste qe propagandoni per kete pushtet te qelbur, qe duket ne komentet tuaja, eshte pasqyre injorance me mbeturina te atyre qe ini trasheguar e qe vetem ju horra me prejardhje kriminelesh, sduht te ndihet fjala demokraci sepse e keni nxire e felliqur ate si ne permbajtje e veprim ne kohen e soteme jeni skifo, deri ne permbajtje armiqesore ndaj demokrateve, qe shpreh urrejtje kombetare.Andaj, te gjitha kerkesat e veprimet e partise demokratike duhen perkrahur qe te largojme banden, e kusaret patronazhite te weverise, e shpurren qe i ndjek pas.Me kete rrace qelbesish me epshe hijenash, asnjehere shqiperia nuk shkon ne Europe, me mashtrime, vjedhje, korruptime, me prapaskena, kllounata, me darie e hip, hop, vetem ju, qelbesira shpresoni te na coni gjoja ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *